- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Papa do të kërkojë imunitet nga gjykimi, para Presidentit italian. Hija e skandaleve shtohet!
Sat 16 Feb 2013 - 22:08
Një letër nga sekretari i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Kishës dhe Shtetit (ITCCS) pohon se Papa Benedikti XVI është duke i kërkuar qeverisë italiane të japë atij mbrojtje dhe imunitet nga ndjekja penale ligjore.
Të enjten, ITCCS lëshoi një deklaratë ku thuhej se Papa ka kërkuar të takohet me Presidentin italian Giorgio Napolitano më 23 shkurt. Shërbimi Informativ i Vatikanit ka konfirmuar se Papa është planifikuar të takohet me Napolitanon më 23.
Letra vazhdon me indicie për krime të "dokumentuara" të trafikimit të fëmijëve dhe torturave, duke pretenduar se krimet janë të lidhura me Papën Benedikti dhe zyrtarë të tjerë të Vatikanit.
Dorëheqja e papritur ka çuar në teoritë e konspiracionit, me disa që thonë se është e lidhur me letrat konfidenciale të Papës që ishin vjedhur nga sekretari i Papës, Paolo Gabriele, sipas Digital Journal. Mendohet se ato letra zbulonin korrupsionin financiar brenda Vatikanit. Të tjerë pretendojnë se dorëheqja është për shkak të një skandali seksual që së shpejti do të bëjë bujë. Vatikani vazhdon të ngulmojë se dorëheqja është për shkak të "moshës të shtyrë" të Papës. Një deklaratë e lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare në Krimet e Kishës dhe Shtetit (ITCCS) lë hije dyshimi të një skandali në pritje.
Më 25 nëntor 1981, Papa Gjon Pali II e emërtoi Ratzingerin si Prefekt të Kongregatës së Shenjtë për Doktrinën e Besimit. Si i tillë, Ratzinger ishte në krye të hetimeve për krimet që Kisha Katolike i konsideron si më të rëndat, përfshirë edhe krimet kundër urdhrit gjashtë ("ti nuk shkel kurorën") të kryera nga një klerik kundër personave minorenë. Një raport i Guardian gjithashtu i referohet faktit që Papa Gjon Pali II e emëroi Ratzingerin për të mbikëqyrur skandalet seksuale që patën shpërthyer në Shtetet e Bashkuara dhe Irlandë. Raporti citon Jakob Purkarthofer-in e Platformës Austrisë për Viktimat e Dhunës në Kishë, duke thënë: "Ratzinger ishte pjesë e sistemit dhe është bashkë-përgjegjës për këto krime. Ai duhet të pastrojë veten në lidhje me abuzimet."
Sipas një raporti të Los Angeles Times, ndërsa Ratzinger ishte në krye të mbikëqyrjes së të gjitha hetimeve mbi akuzat e abuzimit seksual, memorandume të shkruara nga Kryepeshkopi Mahony Roger M. dhe At. Thomas J. Curry mes viteve 1986-1987 tregonin një "përpjekje të bashkërenduar për të mbrojtur ... abuzuesit nga policia." Është pohuar se Ratzinger ishte në dijeni të këtyre shkresave.
Në vitin 2001, një letër e shkruar nga Ratzinger qartësonte fshehtësinë e hetimeve të brendshme të kishës në akuzat e abuzimit seksual nga ana e priftërinjve. Organizata Bishops Accountability deklaron se Ratzinger urdhëroi peshkopët të gjithë botën të ruanin sekretin absolut rreth pedofilisë së priftërinjve dhe thjesht të kryenin transferimin e tyre nga një famulli në një tjetër.
k.c.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi