Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zvicër, një orë dore inteligjente…për telefonata urgjente Empty Zvicër, një orë dore inteligjente…për telefonata urgjente

Fri 4 Nov 2011 - 11:17
Një ndërmarrje zvicerane, Limmex, ka krijuar një telefon celular në miniaturë të fshehur në një orë dore, që mund të shërbejë për të kryer telefonata urgjente. Ndërsa shoqëria po punon mbi këtë projekt prej tre vjetësh, shpjegoi për shtypin Pascal Koenig, drejtori i shoqërisë Limmex.

Limex ka marrë mbështetje financiare nga fondacione zvicerane, si dhe nga biznesmeni, Andy Rhis, kreu i “Phonak” (numri 1 në botë i apareteve të dëgjimit) dhe bashkëpadroni i ekipit BMC, që fitoi “Tour de France” të këtij viti. Por, sipas Andy Rhys, që ka investuar mbi 7 milionë franga zvicerane (5,8 milionë euro) në projekt, bëhet fjalë për orën e parë të dorës që është “inteligjente”, që telefonon direkt një numër dhe që i drejtohet një tjetri, nëse i pari nuk përgjigjet.

“Ne duam të jemi të kujdesshëm dhe të presim sukses në Zvicër para se të dalim jashtë vendit”, shtoi ai, duke parashikuar një xhiro prej 50 milionë franga zvicerane brenda 3-5 vitesh. Konkretisht, bëhet fjalë për një orë që ngjason me çdo orë normale, përveç faktit se është paksa më e trashë dhe ka dy butona jo një. Një buton shërben për të rregulluar orën dhe tjetri për të kryer telefonata. Ora është e pajisur me një mikrofon, një altoparlant, një bateri të rikarikueshme dhe një sistem GSM, që mundëson një komunikim telefonik me personat e dëshiruar, kudo që ndodhet në Zvicër me kusht që të ketë mbulim rrjeti.

Kjo pajisje e re teknologjike është realizuar në bashkëpunim me CSEM, Qendra Zvicerane e Elektronikës dhe Mikroteknikës në Neuchâtel. Kjo orë, koncepti i thirrjeve të të cilës funksionon me një të shtypur të thjeshtë të një butoni, do të mundësojë forcimin e sigurisë së personave që punojnë vetëm, sportistë, fëmijët apo të moshuarit.

“Ne synojmë fillimisht klientë të moshës së tretë, janë pikërisht ata që kanë më tepër nevojë për ndihmë”, deklaruan drejtuesit e Limmex, duke cituar rreth 500.000 persona të moshës së tretë të cilët rrëzohen çdo vit në Zvicër dhe kanë nevojë të shpejtë për ndihmë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi