Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qeveria, Papandreu takon Papulias  Empty Qeveria, Papandreu takon Papulias

Sat 5 Nov 2011 - 14:33
Qeveria, Papandreu takon Papulias  Papandreu-fitoreAshtu sic kishte premtuar të premten para parlamentit grek kreu i qeverisë, Jorgos Papandreu ka takuar në mesditën e së shtunës presidentin Papulias, duke hapur kështu procesin për krijimin e një qeverie të koalicionit të gjërë, në të cilën ndoshta ai nuk do të jetë kryeministër.

“Do të bëj gjithcka që kalon nga dora ime për këtë proces dhe për suksesin e negociatave me forcat politike të vendit”, ka ripërsëritur Papandreu.

“Zoti President, sic jeni në dijeni dje në mbrëmje qeveria ka marrë votëbesimin. Prioriteti im kryesor është të bëj cfarë është e nevojshme për krijimin e një qeveria të bashkëpunimit të gjërë, sic theksova dhe dje në mbrëmje. Sic thashë dhe në parlament nuk jam i ngjitur pas një karrigeje dhe

Më parë duhet të zgjidhet cështja e ndihmës. Do të ishte një papërgjegjshmëri historike dështimi i marrëveshjes

Jorgo Papandreu
Kryeministër i Greqisë do të bëj gjithcka të nevojshme për realizimin e kësaj përpjekjeje”, iu drejtua kryeministri Papandreu presidentit Papulias.

Ka qenë pikërisht ky angazhim që ka bërë që udhëheqësi grek të marrë të premten votëbesimin në parlament me 153 vota pro dhe 145.

Papandreu ka fituar për të ikur së shpejti, është komenti më karakteristik për votëbesimin e djeshëm, që etiketohet si një rast paradoksal në politike, përderisa një qeveri ka marrë votën e besimit për t’ia dhënë pushtetin një qeverie tjetër.

Kreu i qeverisë greke ka deklaruar se marrëveshja e samitit të BE në 27 tetor është shansi i fundit për vendit dhe është pozicionuar kundër zgjedhjeve të parakohëshme.

Në këtë përpjekeje Papandreu ka lënë të nënkuptohet se do të bëjë gjithcka që duhet politikisht dhe fjalimi i tij është përshkruar si një lamtumirë nga posti i kryeministrit në qeverinë e re të koalicionit që do të krijohet.

“Gjëja e fundit që më intereson është pozicioni im.E kam thënë më parë dhe do ta përsëris .Po e them në Greqi dhe jashtë saj. Nuk më intereson fakti nëse nuk do të rizgjidhem kurrë më”, ritheksoi Papandreu.

Sipas zv.kryeministrit dhe ministrit të Financave Evangjelos Venizellos që vlerësohet si kandidat i mundshëm në krye të qeverisë së re, limiti kohor për krijimin e saj do të jetë muaji mars.

Nga ana tjetër lideri i partisë opozitare Demokracia e Re, Antonis Samaras, ka bërë thirrje për zgjedhje të menjëhershme, duke theksuar se refuzon propozimet e kryeministrit aktual për një qeveri koalicioni.

Por megjithëse Papandreu është votëbesuar dhe socialistët duket se janë konsoliduar përsëri në parlament, ka ende një hezitim për të vlerësuar nëse kriza politike në vend ka marrë fund, pasi të gjithë udhëheqësit e forcave politike në vend i kanë thënë “jo” propozimit të tij.

Gjithsesi votëbesimi që ka marrë qeveria e tij është përshëndetur nga udhëheqësit europiane, sepse vlerësohet si një faktor që do të sjellë stabilitet jo vetëm në Greqi, por edhe në vendet e eurozonës.

Gjithesesi votebesimi qe ka marre qeveria e tij eshte pershendetur nga udheheqesit europiane, sepse vleresohet si nje faktor qe do te sjelle stabilitet jo vetem ne Greqi, por edhe ne vendet e eurozones.

Vetë kancelarja Angela Merkel deklaroi se stabiliteti i eurozonës është më i rëndësishëm se sa anëtarësimi i Greqisë në Union.

Ndërkohë, liderët e vendeve të G20-ës të mbledhur në Kanë e përfunduan samitin pa publikuar asnjë detaj mbi mënyrën për zgjidhjen e krizës së borxhit.
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Qeveria, Papandreu takon Papulias  Empty Re: Qeveria, Papandreu takon Papulias

Sat 5 Nov 2011 - 18:14
C'than grrrr
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qeveria, Papandreu takon Papulias  Empty Re: Qeveria, Papandreu takon Papulias

Sat 5 Nov 2011 - 18:39
Se kuptoj gjuhen e politikaneve une...!
Kuptoj vetem gjuhen e popullit lot
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Qeveria, Papandreu takon Papulias  Empty Re: Qeveria, Papandreu takon Papulias

Sat 5 Nov 2011 - 18:59
Keq,,,,shume.

Ka referendum,se ky Papuliasi eshte si ky Topja jone grrrr

Pse iku nga ajo parada e 28-es ky? afro
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qeveria, Papandreu takon Papulias  Empty Re: Qeveria, Papandreu takon Papulias

Sat 5 Nov 2011 - 19:20
Politiken jua le ju,se po ju shkon me shume edhe si injorues edhe si diplomat i fjales,... afro
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Qeveria, Papandreu takon Papulias  Empty Re: Qeveria, Papandreu takon Papulias

Sat 5 Nov 2011 - 20:24
Anna shkruajti:Politiken jua le ju,se po ju shkon me shume edhe si injorues edhe si diplomat i fjales,... afro

Ironi ketu???
Sikur kam ofendu kend!!!

Gjithsesi mendimi yt Laughing Qeveria, Papandreu takon Papulias  721253
Sponsored content

Qeveria, Papandreu takon Papulias  Empty Re: Qeveria, Papandreu takon Papulias

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi