Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cfare nuk duron dot nje mashkull tek e dashura e tij  Empty Cfare nuk duron dot nje mashkull tek e dashura e tij

Sun 6 Nov 2011 - 1:27
Message reputation : 100% (1 vote)
Cfare nuk duron dot nje mashkull tek e dashura e tij  Images
Doni te vazhdoni lidhjen me te? Ka ardhur momenti te kontrolloheni dhe te shmangni disa zakone te keqija. Ja cilat jane.
Sipas meshkujve, ndonjëherë femrat janë specie te veçanta. Është e vështirë t’i kuptosh , shpesh flasin me shume se ç’duhet dhe kërkojnë te pamundurën... Nëse keni një lidhje dhe doni qe ajo te vazhdoje me tej, duhet te shmangni disa gjëra te cilat meshkujt nuk i durojnë dot. Ja cilat janë ato.

Mos kërkoni ta ndryshoni te dashurin

Kjo është klasike për te gjitha! Vajzat duan ta ndryshojnë partnerin për ta kthyer ne formën qe ato pëlqejnë me shume. I ndryshojnë modelin e flokëve, veshjen, etj. Ndryshoni sjellje sa nuk është vone. Nëse nuk e pëlqeni te dashurin tuaj ashtu siç është, mos u mundoni me kot ta ndryshoni. Secili ka stilin e tij. Po u munduat shume t’i impononi gjera ai do te lodhet shpejt.

Mos u qani gjate gjithë kohës

“Jam e shëndoshë, kam marre kaq kilogram, jam e shkurtër...”. A mendoni vërtet se këto ankesa do e bëjnë te dashurin tuaj te ndjehet mire? Kujdes, ai mund t’i marre te gjitha këto si te vërteta dhe mund te kërkojë dike tjetër. Te duket vetja e shëndoshë? Ai mbase i pëlqen format tuaja te rrumbullakosura. I urren veshët e tu te mëdhenj? Atij i duket se ato te bëjnë me te ngjashme me Jennifer Garner-in. Përfundimi është: mundohuni te hiqni menjëherë maninë e mos vlerësimit te vetes.

Mos e bezdisni

Kur një femër i dërgon shpesh sms te dashurit te saj, kjo është një mënyrë qe ajo te afroje distancën. Problemi: atij mund t’i duket sikur po e kontrolloni. Duhet ta dini se për një mashkull, liria është thelbësore. Ndërkohë qe ju doni qe ta keni sa me afër nëpërmjet mesazheve, ai iu shkruan vetëm kur ka diçka për te thënë. Mos e bëni partnerin te ndihet i kontrolluar ne çdo moment sepse do mërzitet shpejt.

Mos u fiksoni pas ish te dashurës se tij

Epo mire! Ja i dashuri juaj ka pasur edhe lidhje me pare, cfare mund te bëni për këtë? Ju e bombardoni me pyetje duke dashur te mësoni se si ishte ajo, nëse ishte me e bukur se ju apo jo, etj. Ndryshoni, mos u bëni agjenti 007 sepse ai mund te nevrikoset. E ç’ju intereson ju se cfare ka bere ai me pare? Ajo me te cilën duhet te merreni është jeta e tij tani qe është me ju. Ne fund te fundit, ju e keni atë jo ish e dashura!

Mos u bëni si psikologe

Mesa keni kuptuar, zotëria qe keni ne krah vuan nga kompleksi i Edipit, mezi i shpreh ndjenjat dhe ka një nene mjaft posesive. Ta qetësosh atë është shume mire, por jo te kthehesh ne një psikologe. Ai iu ka zgjedhur ju për te dashur jo një pasardhës se Froidit.

Mos e kopjoni

Papritur ju mundoheni t’i ngjasoni ne veshje, ne sjelle, te shikoni filmat qe ai pëlqen, etj. Shume gabim. Ju nuk mund te tërhiqni vëmendjen e te dashurit duke u kthyer ne klon te tij. Ai ju pëlqen kështu si jeni, prandaj iu ka zgjedhur.

Mos ia kritikoni shokët

Kujdes, terren i minuar! Ju nuk duhet ne asnjë mënyrë te prekni “tribune” e tij. Pranojini edhe ata ashtu si janë. Nëse vendosni rregulla atij edhe nuk mund t’i pëlqejë aspak. Nëse mendoni se shoku i tij i ngushte është një truthare, mbajeni këtë mendimin për vete.

Mos flisni shume

Shpesh meshkujt flasin pak për te vendosur qetësinë ne jetën e tyre. Nëse ju e prishni këtë ambient ai mund te nervozohet. Epo nuk keni cfare bëni, meshkujt ndryshojnë nga femrat dhe janë me fjalëpakë.

Mos bëni me shume pyetje sesa duhet

I dashuri juaj iu dëgjon gjithmonë, por ndonjëherë kur kjo vazhdon me shume sesa duhet dhe pyetjet nuk mbarojnë, ai mund te mërzitet. Nëse doni te tërhiqni vëmendjen gjeni një mënyrë tjetër. Lëreni atë te marre pak fryme. Mos qëndroni 24 ore ne 24 me te dhe tregojini qe jeni edhe një vajze e pavarur.

Mos e vini ne siklet

Mos i thoni shpesh nëse ish e dashura ishte me e mire apo me e keqe. Do e zinit ngushte. Sigurisht qe për ju përgjigjja ideale do ishte “Jo, ti je me e mire”, por për një mashkull gjerat nuk janë kaq te thjeshta. Tregohuni te drejtpërdrejta dhe te thjeshta me te. (marre nga teemix)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi