Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A mjafton dashuria per t’u martuar  Empty A mjafton dashuria per t’u martuar

Mon 7 Nov 2011 - 0:51
A mjafton dashuria per t’u martuar  ImagesMrekulline e dashurise e ndjejme atehere kur zgjimet e diteve tona embelsohen me te njejtin perqafim.Dashuria romantike

... ajo lind dhe me pas lulezon martesa. Tradita para-romanticizmit klasik bente qe kjo e fundit te lindte para dashurise...Tashme me pare lind ai emocioni i gjithepushtetshem, unik, i denje per t'u kurorezuar, sepse prospektiva e dashurise romantike, ka kthyer permbys bazat e marteses se dikurshme dhe ka vene theksin mbi lumturine individuale, dhe jo me mbi detyrimin social si pjesetare te shoqerise per t'u martuar dhe gjen¬eruar femije, pavaresisht nese je i/e lumtur apo jo. Sot martohemi per te qene te lumtur... femijet qe mund te vijne do ta perfeksionojne akoma me shume kete lumturi. Keshtu lind "feja e dashurise", qe e kthen martesen ne nje kult, qe heret a vone te gjithe e deshirojne dhe duan ta perqafojne.

Dashurojme

... po a eshte mjaftueshem per te trokitur ne porten e marteses? Cfare i duhet marredhenies tone per te arritur pjekurine qe kerkon nje martese e suksesshme? Te qenit ne cift implikon ne menyren me te thelle, aftesine tone per te dashur nje person tjeter ne menyre reciproke dhe te pakushtezuar.

Kjo marredhenie mbeshtetet gjithashtu edhe ne kapaciteti n e secilit partner per t'u ndjere i/e rendesishem dhe per t'i dhene vleren dhe rendesine e duhur partnerit/es. Pa keto dy cilesi te rendesishme, behet e pamundur nje eksperience e vertetet ne cift, sepse intimiteti dhe respekti reciprok humbet diku rruges.

Epopeja e ciftezimit

Epopeja e ciftezimit fillon me etapen e pare, ate te zgjedhjes se partnerit/es. Kjo zgjedhje eshte pjese e nje procesi kompleks qe implikon jo vetem gjendjen aktuale te dy partnereve, por edhe te gjitha influencat gjenetike, familjare, edukative, ekonomike, shoqerore dhe sociale qe secili prej tyre mbart ne jete. Eshte ajo zgjedhje qe ne permbledhim me nje fjale te vetme "terheqje", sepse tjetersoj do na dukej tejet e komplikuar.

Te gjitha bashke, keto influenca kane formuar ate qe individi eshte, personalitetin e tij te koklavitur qe di te dashuroj e, di te fale, te behet krah, te beje kompromise, pra qe di te jetoje eksperiencen e te qenit ne cift. Cilesi qe ne qofte se do mungonin, do te benin qe martesa te kthehej ne nje kontrate ligjore dhe kaq. Perkrah faktoreve te mesiperm, midis dy partnereve qe zgjedhin njeri tjetrin, ekziston nje ekuiliber ngjashmerish qe i ben dy njerez te bashkejetojne qete ne ekuiliber. Por ne te njejten kohe bashke-ekzistojne edhe disa diferenca qe lejojne nje doze te caktuar tensionimi, qe nuk e demton marredhenien, pasi e furnizon ate me shtysen e shendetshme drejt individualizimit.

Shtyllat qe mbajne "shtepine e dashurise"

Stabiliteti ne marredhenien bashkeshortore, prototip i marredhenieve te gjata dhe te forta, bazohet gjithashtu tek:

? tiparet e personalitetit tone dhe tek menyra se si ja komunikojme ato partnerit/es

? varesia e ndersjelle qe rritet sa me shume kalon koha

? ndjeshmeria ndaj emocioneve tona dhe te partnerit/es

? intimiteti qe sa vjen e shtohet dhe dashuria jane te ngulura thelle ne damaret e marredhenies dhe e ushqejne ate pa ndalim

? te dish ta ndash dhe ta jetosh dashurine me tjetrin

? te dish te ndash sa me mire rolet ne nje marredhenie, dhe te vendosesh baza te shendosha intimiteti, do te thote te jetosh nje marredhenie bashkeshortore qe ka c'te ofroje pa u shteruar kurre.

Gjithashtu qellimet dhe pritshmerite te ndergjegjshme apo jo, kane nje impakt te rendesishem ne drejtimin qe merr nje lidhje, ne intensitetin me te cilin ajo jetohet dhe ne jetegjatesine e saj. Te dehur nga euforia e dashurise, shume prej nesh e kalojne pragun martesor te mbushur me pritshmeri jo shume realiste ne lidhje me ate cka na ofron martesa, te bindur se jeta ne cift do te plotesoje te gjitha nevojat tona, te cfaredo natyre qofshin. Frustrimi fillon ne momentin qe kuptojme qe nuk eshte egzaktesisht keshtu. Dhe ne kete faze ndodh ajo qe pershkruhet si "fillimi i vleresimit te vetvetes, ne baze te limiteve tona, pritshmerive tona dhe ato te partnerit/es ne lidhje me ne. Martesa kalon keshtu, nje proces zhvillimi, ashtu si nje bebe e vogel e porsalindur qe rritet ngadale dhe fillon te krijoje identitetin e saj te brishte. Sa prej nesh e kane ndjere marredhenien e tyre "te rritet"me kalimin e viteve ...

Periudha e "mjaltit" zgjat 5-7 vjet

Sipas teorise se Bartnett mbi martesen, secili nga te dy partneret kalon permes nje periudhe "mjalti: qe zgjat 5-7 vjet, dhe vazhdon me nje krize qe ve ne rrezik marredhenien martesore. Por si reagojme ne perballe kesaj krize? Disa prej nesh, ndahen perfundimisht nga partneri, me shpresen se mund ta jetojne endrren e marredhenies perfekte me nje njeri tjeter. Disa te tjere e lene veten te pushtohen nga gjendja apatike qe shkakton kriza, duke bllokuar keshtu "rritjen" e marredhenies dhe kalimin e saj ne stadet e tjera te ciklit te saj. Te tjere zgjedhin te c'mitizojne marredhenien e tyre dhe te pranojne njeri tjetrin me gjithe virtytet dhe "defektet" qe mbart secili.

Sigurisht qe kjo e fundit, kerkon aftesi te mira autoanalize, qe me ndershmeri vene para gjykimit veten dhe partnerin/en, duke lene menjane idealizmat. Per te bere pa hile dhe truke kete analize, duhet te tregojme perkujdesjen dhe impenjimin per marredhenien duke pare me te miren e saj, duke falur dhe mposhtur komplekset e perfeksionizmit, duke jetuar intimitetin e embel te jetes ne cift, duke ndare bashke dhimbjet dhe frikerat e njeri tjetrit, duke qene totalisht te hapur emotivisht ndaj ndjenjave tona dhe atyre te "gjysmes sone te embel".
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A mjafton dashuria per t’u martuar  Empty Re: A mjafton dashuria per t’u martuar

Wed 21 Dec 2011 - 15:22
Si nuk diskutohen keto tema mor aman,sjane as filozofike te thuash qe si kuptojme flower Rolling Eyes
pexha
pexha
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1673
<b>Hobi</b> Hobi : forumet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kamenic
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 16/01/2011

A mjafton dashuria per t’u martuar  Empty Re: A mjafton dashuria per t’u martuar

Wed 21 Dec 2011 - 16:03
ka shume thnje per dashuri po nje eshte e vertet se zemra te caktone drejtimin
pa mare parasysh te gjitha
Ermira_vlore
Ermira_vlore
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 1245
<b>Hobi</b> Hobi : piktura
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : VLORE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

A mjafton dashuria per t’u martuar  Empty Re: A mjafton dashuria per t’u martuar

Thu 22 Dec 2011 - 18:46
kur themi dashuri nenkuptojm respekt besim sinqeritet dhe nje seri komponentesh qe e perrbejn ate, disa femra mjaftohen me keto por disa te tj per te qen realist shpesh her edhe e sakrifikojn dashurin per aspekte materiale fatkeqesisht kjo eshte e verteta
Sponsored content

A mjafton dashuria per t’u martuar  Empty Re: A mjafton dashuria per t’u martuar

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi