Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse nuk mjafton largimi i Berishës Empty Pse nuk mjafton largimi i Berishës

Thu 12 Apr 2012 - 13:54
Pse nuk mjafton largimi i Berishës ARMAND-SHKULLAKU-150x150ARMAND SHKULLAKU
Sa më shumë afrohen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, aq më shumë po gjen hapësirë një ide e çuditshme, sipas së cilës, për të bërë një ndryshim të madh nuk kanë rëndësi programet, idetë dhe as morali politik. Të zhgënjyer përfundimisht nga paaftësia dhe pamundësia e Edi Ramës për të ndërtuar një frymë entuziaste opozitare, për të ngjallur besim dhe shpresë te shtresa të ndryshme të shoqërisë, kritikët e ashpër të qeverisë mendojnë se e vetmja mënyrë që opozita të vijë në pushtet është aritmetika e votave duke bërë aleancë me këdo, mjaft që të jetë kundër Sali Berishës. Kjo tezë po artikulohet fort së fundi, kur përçarjet në kampin opozitar janë në prag dhe kur Rama, besnik i karakterit të tij politik, është i mbërthyer nga dilema: të provojë i vetëm, apo të ndajë pushtet me të tjerët? Ideja se një përsëritje e strategjisë së 2009-s mund t’i japë fitoren Berishës edhe në 2013-n, e ka shtuar presionin ndaj kreut socialist për ta lënë mënjanë “rilindjen” që ai nuk ka farën ta prodhojë dhe t’i kthehet asaj që ngjan më e sigurt, aleancës me këdo, përfshi edhe LSI, për të mbledhur votat që i japin pushtetin. “Regjimi mundet vetëm me logjikë të pastër pragmatiste, d.m.th. duke pranuar se çdo qelbësirë e mundshme opozitare është një resurs i madh”, shkruante para disa ditësh Mustafa Nano.
Teoria e aritmetikës së pamoralshme të votave mund të rezultojë efikase dhe ta sjellë opozitën në pushtet. Por çfarë ndryshimi sjell në jetën e qytetarëve dhe si i motivon ata një rotacion i tillë i mundshëm? Kur shumë njerëz, me të drejtë, mendojnë se rotacioni në vetvete përbën një lloj progresi dhe nuk lejon përqendrimin e pushtetit vetëm në pak duar, kjo nuk nënkupton thjesht duart e një personi fizik, por ndryshimin e mënyrës së qeverisjes. E këtë të fundit, mungojnë provat themelore se Partia Socialiste është në gjendje ta garantojë. Aleancat me parti që ndryshojnë sipas erës së pushtetit apo edhe me LSI, që prej tri vitesh po paraqitet si etalon i korrupsionit, vetëm e përforcojnë idenë se këtu nuk bëhet fjalë për ndryshim të mënyrës së qeverisjes, por thjesht për të ikur disa e ardhur disa të tjerë. Problemi më shqetësues është se në Shqipëri, një fenomen i tillë po trajtohet si normal, si pjesë e përditshmërisë. Llogariten forcat dhe numrat e atyre që luftojnë për pushtet, maten dredhitë e hiletë, dhe jo programet dhe idetë. Duket normale që opozita, e cila e akuzon qeverinë për koalicione korruptive, të bëjë edhe vetë të tilla vetëm që të fitojë. Nuk alarmon askënd fakti që partia, apo më mirë njerëzit e Ramës, të cilët ngrenë zërin kundër kontrollit të qeverisë mbi mediat, financojnë indirekt gazeta, revista apo portale në mënyrë të paligjshme. Nuk duket si çudi që një parti socialiste të ketë dhe ajo biznesmenët e saj e një pjesë e tyre të suportojnë edhe parti të djathta, vetëm që ato t’i prishin punë kundërshtarit. Normal tingëllon edhe fakti që flitet për Drejtësi të korruptuar dhe avokati i atij që sipas opozitës ka gisht në tragjedinë e Gërdecit të propozohet anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Dhe shembujt nuk kanë fund…. Të gjitha janë normale, vetëm të largohet Berisha.
Një logjikë e tillë, ku dallimin mes forcave politike nuk e bëjnë programi, parimet dhe morali politik, por aftësia për të bërë pazare dhe fuqia për të blerë mbështetje, nuk ka të bëjë fare me ndërrimin apo rotacionin politik. Ajo i ftoh zgjedhësit që duan të jenë të angazhuar dhe të përfshirë në ndryshimin për mirë të shoqërisë, e paralizon atë pjesë të votuesve që kërkon të besojë te një sistem më i mirë. E është kjo masë që krijon frymën, entuziazmin e nevojshëm për ndryshim, prandaj edhe është tepër i rëndësishëm motivimi i saj. Opozitës i mungon ky frymëzim pikërisht sepse duke mos bërë dallim nga pozita, duke zgjedhur llogaritë dhe jo parimet, duke qenë pjesë aktive e të njëjtit sistem abuziv, ajo mund të mbajë pas vetes militantët, por nuk prek dot atë pjesë të shoqërisë që bën dallimin cilësor. Prandaj zgjedhjet e fundit në Shqipëri janë ndarë thuajse në mënyrë të barabartë mes dy partive, sepse ato nuk motivojnë masën që mbart farën e ndryshimit. Largimi i Berishës si qëllim që justifikon gjithçka nuk mjafton në këtë rast për t’i siguruar fitoren opozitës. Ajo ka nevojë për një koalicion më të gjerë jo me parti të dyshimta, por me pjesë të shoqërisë që duhet t’i bindë në kauzën e saj. Një kauzë që Partia Socialiste dhe Edi Rama ende nuk e kanë gjetur dhe nuk do e gjejnë me siguri as duke ndarë pazaret me aleatët.panorama
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi