Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Largimi i pikave të zeza me metoda natyrale Empty Largimi i pikave të zeza me metoda natyrale

Tue 14 Feb 2012 - 22:03
Largimi i pikave të zeza me metoda natyrale 742-150x150Pikat e zeza, të quajtura gjithashtu Komedoni janë një nga shqetësimet e shumta që mund të vërehen në fytyrën tonë.
1. Një metodë natyrale për heqjen e pikave të zeza është e bardha e vezës.
Përgatitja e maskës
Të bardhën e vezës e vendosim në një tas, për të krijuar një përzierje homogjene.
Në këtë pikë ju duhen elementet e mëposhtëm:
• Një peshqir i pastër
• një tenxhere
• garza të prera në formë katrore
• ujë
Hapi i parë është zgjerimi i poreve të fytyrës. Vendosni tenxheren me ujë në zjarr dhe kur ajo fillon të prodhojë avull, mbuloni kokën me peshqir në mënyrë që avulli të mos shkojë diku tjetër. Lëreni fytyrën mbi tenxhere për disa minuta, derisa ajo të njomet dhe poret të jenë zgjeruar.
Në këtë pikë, lyeni garzën me të bardhën e vezës dhe e vendosni në vendin e pikave të zeza.
Kur garza është tharë, hiqeni butësisht nga fytyra. Pasi i keni aplikuar të gjitha garzat, shpëlani fytyrën me ujë të vakët.
Kjo metodë aplikohet një ose dy herë në javë deri në heqjen e tyre
Metoda 2
Merrni lëngun e tre kokrrave domate dhe një gotë kos, i përzieni, shtoni bollgur të gatuar më parë me miell gruri. Përziejeni dhe vendosni një shtresë të trashë në fytyrë për rreth 30 minuta.
Do të shikoni se pikat e zeza janë eliminuar ose janë më pak të dukshme.
Përsëriteni një ose dy herë në javë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi