Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Zbulohet metoda për rritjen e jetëgjatësisë Empty Zbulohet metoda për rritjen e jetëgjatësisë

Tue 1 May 2012 - 20:47
Message reputation : 100% (1 vote)
Një metodë që përdor energji elektrike për të tkurrur zemrën e pacientëve me infarkt është gati të fillojë në Liverpul.Ajo do të aplikojë një elektricitet të stimuluar në një nga nervat që lidhen me zemrën, elektricitet i cili shpresohet të tkurrë dhe të përmirësojë jetëgjatësinë.Ky është eksperimenti i parë në njerëz, pasi ka arritur të jetë i suksesshëm dhe të mbajë gjallë më gjatë qentë dhe minjtë.
Pacienti i parë do të operohet gjatë ditëve në vijim. Zemra pompon gjak përgjatë trupit dhe kur ajo nuk arrin ta bëjë këtë njerëzit lodhen shpejt dhe i merret fryma. Për shumë pacientë ngjan si një vrapim maratone edhe kur janë të ulur në një kolltuk.
Dështimi i zemrës (infarkti) prek rreth 900 mijë njerëz vetëm në Britaninë e Madhe dhe mund të jetë rezultat i presionit të lartë të gjakut, të muskujve të vdekur të zemrës pas një sulmi në zemër ose një shkaktari gjenetik.
Duke qënë se zemra e humb aftësinë e saj të pompojë gjak, ajo mbushet me shumë gjak i cili shtrihet me kalimin e kohës. Dhe sa më shumë zemra zmadhohet, aq më të rënda janë simptomat.
Kirurgët në Liverpul kanë shpresa për ta riparuar dëmin. Ajo pajisje është e ngjashme me atë të një stimuluesi kardiak, me një valvul nervore që kalon në zemër, madje mjekët thanë se stimulimi elektrik duhet ‘të mbrojë zemrën’ nga efektet e hormonit adrenalinë. Ideja është që, duke mbrojtur zemrën ajo do të ndalojë zgjerimin dhe do të bëjë tkurrjen e saj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi