Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet geni i jetëgjatësisë Empty Zbulohet geni i jetëgjatësisë

Fri 7 Dec 2012 - 14:14
Zbulohet geni i jetëgjatësisë 016265625_40100
Asnjë thinjë, asnjë rrudhë, asnjë cen apo sëmundje - mirë do të ishte apo jo? Kjo ende vazhdon të mbetet një ëndërr, ëndrra për rininë e përjetshme. Por përse vdesim ne? Si dhe pse ndodh kjo?
Në Universitetin e Kielit bilogët e qelizave dhe zhvillimit kanë zbuluar, që i ashtuquajturi gjeni i jetëgjatësisë përcakton, se sa do të jetojmë ne. Pikënisja e hulumtimit ishte pikërisht një qenie, që konsiderohet si e pavdekshme, sepse përmes ndarjes së qelizave ajo rikrijohet vazhdimisht: E kjo është hidra, një polip (Cnidaria) i vogël, që gjendet në çdo pellg apo moçal. Frank Hajasch përpiqet të shpjegojë thelbin e këtij sekreti.

Gjeni i jetëgjatësisë tek hidra
Vetëm një deri në dy centimetra është madhësia e këtij polipi, ndonëse i vogël si organizëm ai është një mrekulli e vërtetë: Prej më shumë se 100 vjetësh organizmi i hidrës mahnit shkencën! Polipi i ujërave të ëmbël jeton në çdo pellg .. që prej 600 milionë vjetësh pothuajse i pandryshuar – dhe ka një sistem trashëgimie pothuajse si ai i qenieve të gjalla komplekse. "Këto molusqe janë të pavdekshëm; kjo dihet prej kohësh. Ne përmes trukeve teknike kemi arritur të shohim gjenet e këtyre qelizave dhe kemi konstatuar, se sa shumë mund të bëjë një gjen."

Fjala është për të ashtuquajturin gjeni FoxO, thotë Thomas Bosch. Qysh në vitin 2009 shtypi tërhoqi vëmendjen për gjenin "Methusalem-Gen". Studieusit e Kielit atëherë patën hulumtuar kodin e trashëgimisë së 388 njëqindvjeçarëve - dhe patën hasur në një gjen mjaft aktiv, pra në atë FoxO. Biologëve të qelizave iu bë e qartë, se ndërkohë duhet të ketë një kontekst të përbashkët mes pavdekshmërisë së hidrës dhe jetëgjatësisë së njeriut. Kjo sidoqoftë, nëse gjeni FoxO ekziston në ndonjë formë të caktuar. "Nëse gjyshërit arrijnë moshën 100 vjeç, atëherë shkencëtari flet për një "centinarian". Atëherë ata duhet të kenë një alelë të caktuar të gjenit FoxO. Ne besojmë, madje jemi të vetëdijshëm, që me këtë kemi hasur në një komponent të rëndësishëm të plakjes, që në të ardhmen do ta hulumtojmë në mënyrë të detajuar më nga afër."

Puna me hidrën në laborator
Me këtë studim merret grupi i punës në Univeristetin e Kielit i drejtuar prej mirkobiloges Anna-Marei Böhm. Ajo punon prej vitesh me polipet e hidrës dhe e di përse ato nuk vdesin. Hidra ka qeliza speciale burimore – këto janë qeliza burimore, të cilat mund të ndahen vazhdimisht. Ato nuk e humbasin aktivitetin e tyre të ndarjes. Gjë që ndodh tek njerëzit apo tek shumica e organizmave të tjerë. Me kohë aktiviteti i ndarjes së qelizave burimore bie derisa vjen një moment kur ai ndërpritet. Tek hidra kjo nuk ndodh!"
Ajo shtohet vazhdimisht dhe pa gjini në mënyrë vegjetative. Nëse këtij organizmi të vogël i pret kokën, thotë Thomas Bosch, ai rritet përsëri. Njësoj si në mitologjinë greke: ky molusk mban emrin e përbindëshit hidra, të cilit për çdo kokë të prerë i rritej një kokë e re. Për ta hulumtuar saktë këtë, biologët materlain gjenetik të ndryshuar të hidrës, tek e cila është hequr gjeni FoxO, e bashkojnë me polipet embrionale. "Ne jemi duke punuar tani pikërisht me një mirkomanipulues. Përmes tij ne mund t'i përçojmë gjenet e ndryshuara tek embrioni, pra tek embrioni i hidrës sonë - dhe kësisoj e ndryshojmë embrionin e hidrës gjenetikisht në mënyrë eksperimentale. Kjo do të thotë, që ne mund t'i rrisim gjeneve ekspresivitetin e tyre, ose mund t'i bllokojmë ato!"

Qelizat modifikuara të hidrës në mikroskop
Se si funksionon kjo, na e tregon Anna-Marei Böhm në mikroskopin fluoreshent. Në të sheh, që embrionet e hidrës prodhojnë një molekulë, e cila ndriçn në ngjyrë të gjelbër. Një shenjë kjo, që tregon, se materali i ndryshuar gjenetik është absorbuar."Dhe nëse nuk ndodh kjo, atëherë embrionet mbeten të errëta. Kjo do të thotë, ato nuk ndriçojnë. E këto ne i seleksionojmë. Kuptohet, ne duam të mbajmë vetëm embrionet, të cilat përmbajnë gjenin e ndryshuar."
Kjo procedurë përsëritet, derisa polipi hidra të ndryshojë tërësisht gjenetikisht, për aq sa kjo është e mundshme. Më pas synohet të hulumtohet se si reagojnë qelizat burmore pa gjenin FoxO. "Në këtë rast ne p.sh. arritëm të konstatojmë, se nëse e izolojmë gjenin FoxO, polipi ka më pak qeliza burimore dhe rritet më ngadalë. Ne mund të konstatojmë edhe ndryshimet në aktivitetin e gjeneve të tjera, të cilat influencohen nga deaktivizimi i gjenit FoxO."

Rëndësia e gjeneve në procesin e plakjes
Përveç kësaj është konstatuar, se qelizat burimore pa gjenin FoxO kryejnë funskione krejt të ndryshme."E kjo është plakja! Me plakjen ne humbasim lëkurën. Lëkura e të moshuarve duket krejt ndryshe nga ajo e një të riu. Flokët e një të moshuari zbardhen dhe rrallohen. Të gjitha këto janë probleme të qelizave burimore! ...Ne humbasim qelizat burimore. Ndersa ato humbasin funksionin e tyre: Ato humbasin aftësinë e vetërigjenerimit!"
... thotë biologu i evolucionit Thomas Bosch, i cili me grupin e tij studimor ka zbuluar të ashtuquajturin gjeni i jetëgjatësisë.

/Marrë nga DW/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi