Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zbulohet geni i "bukuroshëve të fjetur" Empty Zbulohet geni i "bukuroshëve të fjetur"

Sat 10 Dec 2011 - 17:15
Londër, 6 dhjetor NOA - Është zbuluar gjeni i “bukuroshëve të fjetur”. Ai quhet ABCC9 dhe është geni “gjumash” në ADN e trupit të njeriut.

Revista Molecular Psychiatry, sipas agjencisë NOA.al, të gjithë njerëzit që kanë në ADN e tyre këtë gen kanë maninë të flenë më shumë, se sa ata të cilëve u mungon. Për zbulimin e tij u studiuan 10 mijë persona nga disa vende të Europës.

Ekspertët vërtetuan nëpërmjet të dhënave se ekzistenca e këtij geni në trupin e njeriut bën që njerëzit të flenë gjysëm ore më shumë natën se sa ata që nuk e kanë.

Ata që e mbartin këtë gjen në ADN e tyre duhet thënë se kanë nevojë për rreth gjysmë ore më shumë për të fjetur se sa masa normale e njerëzve të tjerë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Geni mund të ketë një ndikim të gjerë në zakonet tona të gjumit dhe kjo influencë shpjegohet mjaft qartë në studimin, i cili është publikuar në revistën Molecular Psychiatry.

Hulumtimi i cili ka përfshirë 10 mijë persona të vendeve të ndryshme evropiane kontribuon në zbulimet e shumta që po bëhen për gjumin, që mbetet ende një aspekt tepër misterioz i jetës sonë. Zbulimi i ABCC9 hedh dritë mbi disa mistere ende të pazbuluara të jetës së njeriut.

.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi