Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Depresion apo ndikim i hormoneve!? Empty Depresion apo ndikim i hormoneve!?

Tue 8 Nov 2011 - 1:17
Depresion apo ndikim i hormoneve!? Images.ashx_1Keni lindur, e ende nuk u është zgjuar instinkti i nënës? Ndjeni pikëllim, ju mungon interesi për gjërat përreth? Mos bëni panik, nuk do të thotë se vuani nga depresioni i paslindjes.

Ndryshimet hormonale që ndodhin pas lindjes së foshnjës, dhembja dhe stresi psikik nga lindja, lodhja dhe pagjumësia – të gjitha këto tek nënat e reja mund ta nxisin ndjenjën e pikëllimit, frikës, mundit dhe konfuzionit. Nënat shpesh e ndryshojnë disponimin, që shkon prej një skajshmërie në skajshmëri tjetër, prej gjendjes euforike në gjendje të apatisë së plotë dhe humbjes së vullnetit.

Megjithatë, nëse këto nuk ndalen brenda periudhës një deri dy mujore, e madje nëse përkeqësohen, fjala është për depresion pas lindjes. Simptomat paraqiten 4 deri 8 javë pas lindjes.

Kryesisht janë simptoma të njëjta me depresionin e vërtetë, mungesë e energjisë, motivimi, çrregullimi i metabolizmit dhe i gjumit, mungesa e interesit për aktivitet seksual, ndjenja e mos mundësisë për tu ballafaquar me kërkesat e rrethit, ngacmueshmëria, ndjenja e të ardhurit për të qarë. Nëse këtyre u bashkohen edhe mungesa e dëshirës për tu kujdesur për fëmijë dhe ndjenja e fajësisë për këtë gjë, është koha e duhur ta vizitoni mjekun.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi