Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nëna anoreksie peshon më pak se vajza 7 vjeç Empty Nëna anoreksie peshon më pak se vajza 7 vjeç

Tue 8 Nov 2011 - 17:22
Nëna anoreksie peshon më pak se vajza 7 vjeç NenamevajzenNjë nënë 26-vjeçare, e prekur anoreksia, peshon më pak se vajza shtatë vjeçare.

Historia u raportua në faqet e një reviste rozë britanike. Rebecca Jones ka vuiajtur gjatë të gjithë jetës së saj nga sëmundja që në të vërtetë është thjesht një gjendje psikologjike që bllokon dëshirën për të ngrënë.

E veshur me rroba të njëjta me vajzën, difenca duket qartë dhe është tronditëse. Në fakt, 26-vjeçarja peshon vetëm 28 kilogram, ndërsa e bija që sapo ka mbushur shtatë vjeç është 30 kile.

Çrregullimi në dietën e Rebeccas nisi kur ajo ishte 11 vjeç dhe prindërit e saj u divorcuan. Në moshën 13-vjeçare, ajo praktikisht rreshti së ngrëni, ndërsa shtatzania e saj nuk do të mund të kishte shkuar deri në fund, pa kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Sot, sipas doktorëve, nëna është në rrezik serioz për jetën e saj, ndërsa ka ditë që është aq e dobët sa nuk arrin të ngrihet nga krevati. Për fat të mirë, anoreksia nuk është gjenetike dhe vajza 7-vjeçare gëzon një shëndet të plotë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi