Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nëna monstër mbyt vajzën 1 vjeç në “Skype”  Empty Nëna monstër mbyt vajzën 1 vjeç në “Skype”

Fri 6 Jan 2012 - 15:06
Nëna monstër mbyt vajzën 1 vjeç në “Skype”  SkypeNjë nënë mbyti qëllimisht vajzën e saj të vogël në një kovë, ndërsa i dashuri "sodiste" aktin, në një lidhje direkte nëpërmjet internetit në “Skype”.

Krimi i përbindshëm ka tronditur Norvegjinë, ku nëna vrasëse është quajtur simotra e Breivik, “mostra” që vrau 77 persona të pafajshëm në një ishull turistik gjatë verës.

E arrestuar pas provës së videos, 26-vjeçarja Yasmin Chaudhry pretendoi se nuk kishte si qëllim të vriste fëmijën 1-vjeçar, por vetëm t’i “jepte një mësim të mirë”, pasi nuk i bindej urdhërave të saj.

Ajo u shpreh fillimisht në spital se e bija kishte rënë në kovë aksidentalisht dhe fillimisht u la e lirë, pasi fatkeqësi të tilla midis të porsalindurve janë të njohura.

Megjithatë, pasi u arrestua kur “Skype” i ofroi videon policisë, norvegjezja pretendoi se ishte i dashuri i saj britanik ai që i kishte kërkuar që të vriste fëmijën.

Partneri i nënës mostër është arrestuar gjithashtu, pasi Norvegjia ka lëshuar ndaj tij një mandat arresti ndërkombëtar për bashkëpunim në vrasjen e një të mituri në rrethana cilësuese. Po aq shokuese sa veprimi i çmendur i 26-vjeçares është edhe heshtja e tij ndërsa krimi po konsumohej. Ai ndodhet në një burg britanik në pritje të gjyqit të ekstradimit.

Babai i vërtetë i foshnjes jeton në Pakistan, pasi ishte divorcuar nga norvegjezja. Ai e cilësoi veten si “thellësisht të tronditur dhe të skandalizuar”.
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Nëna monstër mbyt vajzën 1 vjeç në “Skype”  Empty Re: Nëna monstër mbyt vajzën 1 vjeç në “Skype”

Fri 6 Jan 2012 - 18:18
O zot o allah ti qe je lart ne qiell.....

shifni cfare keni lene poshte ne ToKe !!!

Kjo nuk meriton fjalen NeNe, as NjeRi dhe as Kafshe se ofendohen ato te uruarat qe i konsiderojme te tilla ...

:((( trishtim i vertete me vjen :( .

Te keqen e atyre qe lindin ne Indi e ne Afrike ...as stresohen as qajne as shkretohen....vete te keto me gjithe te mira dhe i mbysin kalamaqt...

Po futja vetes dhe vdis moje shtrige, c'borxh te ka femija :(
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi