Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Facebook përmirëson vetëbesimin? Empty Facebook përmirëson vetëbesimin?

Thu 10 Nov 2011 - 21:45
Facebook rrit vetëbesimin. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në SHBA. Kjo është arsyeja që Facebook na bën të ndihemi mirë.Nju Jork, Një ekip i studiuesve në Universitetin Cornell (Nju Jork) drejtuar nga Amy Gonzales e Jeffrey Hancock kanë kryer një eksperiment duke vënë në raport përdorimin e Facebook me vetëbesimin njerëzor.Studimi është përqendruar në 63 persona, të cilët janë ndarë në tri grupe me nga 21 secili.Grupi i parë është ulur për tre minuta përpara një kompjuteri të lidhur me internetin, nga ku ata mund të lundronin në profilin e tyre në Facebook. Grupi i dytë është ulur për tre minuta para një monitori off (të mbyllur). Ndërsa grupi i tretë është vendosur përpara një pasqyre që ishte mes tyre dhe kompjuterit.
Pasi kësaj, të gjithë iu nënshtruan një testi të veçantë lidhur me vetëbesimin. Rezultatet? Te personat të cilët ishin vendosur para kompjuterit off dhe para pasqyrës nuk u regjistrua një rritje e vetvlerësimit. Ndërsa te ata që kishin qenë në Facebook, u gjet një rritje e caktuar e tij.

Studiuesit arritën në konkluzionin: përdorimi i Facebook duket të jetë një stimul që rrit vetëbesim. Por ajo që shkencëtarët nuk kanë arritur deri tani të kuptojnë është arsyeja që e bën Facebook një pompë –vetëbesimi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi