- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Haxhinasto: Austria të na kthejë armët e Skënderbeut
Fri 11 Nov 2011 - 9:16
Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ka pasur një takim Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, z.Wolfgang Waldner, në kuadër të një vizite zyrtare në Tiranë.
Duke përfituar nga takimi, Haxhinasto mesohet se ka përsëritur kërkesën që Austria të shohë mundësinë të sjellë në atdhe armët e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu.
“Kemi bërë një kërkesë tjetër të përsëritur për miqtë tanë austriak, që me rastin e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë të shikohet mundësia që të sillen në Shqipëri armët e Skënderbeut’, tha ministri i Jashtëm shqiptar.
Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se ministri Haxhinasto vlerësoi gjatë takimit marrëdhëniet që ekzistojnë midis dy vendeve dhe nivelin e lartë të dialogut politik. Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik dypalësh, ku Austria renditet si partneri i tretë i Shqipërisë, Haxhinasto vuri në dukje tendencën në rritje të këtij bashkëpunimi dhe shprehu bindjen se ka potenciale të pashfrytëzuara për zgjerimin e tij në të ardhmen.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën vlerësimin e tyre për bashkëpunimin shumë të mirë në kuadrin shumëpalësh dhe mbështetjen reciproke të kandidaturave të të dyja vendeve në organizatat ndërkombëtare.
Nga ana e tij, Sekretari Austriak i Shtetit vlerësoi arritjet në Shqipëri dhe siguroi edhe një herë për mbështetjen e palëkundur të Austrisë për integrimin evropian të Shqipërisë, duke shprehur dëshirën për ta parë sa më shpejt atë si vend anëtar i BE-së. Gjithashtu, ai nënvizoi qëndrimin mbështetës austriak për perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ministri Haxhinasto, duke iu referuar progres raportit për Kosovën, vlerësoi nisjen e procesit të liberalizimit të vizave, si një shenjë pozitive për gjithë proceset integruese evropiane të Kosovës dhe kërkoi mbështetjen e mëtejshme të Austrisë në këtë drejtim. Gjithashtu, Haxhinasto, duke vënë theksin në rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në nismat rajonale, kërkoi mbështetjen e palës austriake në këtë drejtim.
Në një prononcim për shtypin pas takimit Haxhinasto e vlerësoi vizitën e Sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Jashtme të Austrisë, z. Waldner, një hap tjetër për nivelin e shkëlqyer të shkëmbimeve midis dy vendeve tona.
“Marrëdhëniet me Austrinë kanë një tendencë vazhdimisht pozitive në fusha dhe potenciale, të cilat akoma nuk i kemi eksploruar plotësisht. Një nga këto fusha është bashkëpunimi ekonomik, ku gjithmonë ka mundësi dhe potenciale të reja. Konkretisht Austria është investitori, partneri i tretë ekonomik në Shqipëri dhe mundësitë janë akoma më të mëdha”, tha Haxhinasto.
Ministri Haxhinasto tha se “kemi diskutuar në mënyrë të detajuar për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Kam vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm që Austria jep dhe ka dhënë për liberalizimin e vizave në zonën Shengen dhe mbështetjen e saj të plotë për të avancuar më tej axhendën e integrimit të Shqipërisë, si vend kandidat dhe më tej si vend anëtar. E kam siguruar Sekretarin e Shtetit për gatishmërinë e plotë të kësaj maxhorance për të avancuar dhe shqyrtimin e ligjeve të cilat kërkojnë 3/5 në parlament dhe për ti trajtuar këto ligje, sipas prioritetit të vendosur përpara nesh nga ana e BE-së nëpërmjet 12 rekomadimeve që ato kanë dhënë në raportin e vjetshëm”.
Nga ana e tij Sekretari i Shtetit të Ministrisë së Jashtme të Austrisë, z. Waldner, tha se ishte shumë i impresionuar nga zhvillimet që ka pasur Shqipëria në 20 vitet e fundit -nga një regjim totalitar në një ekonomi të zhvilluar tregu. “Dihet që reformat e nisura e ndërmarra tashmë duhet që të vazhdojnë dhe të thellohen më tej në mënyrë që të arrihet qëllimi final i Shqipërisë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian”, tha z. Waldner.
Austria, vuri në dukje ai, “është një mike e Shqipërisë dhe do vazhdojmë ta mbështesim më tej në integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Për miqtë tanë shqiptarë natyrisht është e qartë që reforma e statusit të vendit kandidat dhe integrimi i mëtejshëm në Bashkimin Evropian ka të bëjë me ecjen e mëtejshme me shpejtësinë e tyre të reformës, si dhe me arritjen e një konsensusi sa më të gjerë kombëtar, ashtu siç është përmendur edhe në raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian. Dhe unë jam mjaft i sigurt që ju do të keni mundësinë t’i arrini këto rekomandime që janë dhënë në kuadrin e raportit të Komisionit Evropian”.
//lajmifundit//

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi