Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

Ura më e frikshme në botë  Empty Ura më e frikshme në botë

Fri 11 Nov 2011 - 13:39
E ndërtuar buzë një gremine prej më shumë se një mijë metrash, një urë për këmbësorë mbi një shpat mali në Kinë është pa dyshim më e frikshmja në botë. E sapoinauguruar, ura bëhet edhe më e frikshme duke patur parasysh që tabani i saj është i gjithi prej qelqi të tejdukshëm, çka të lejon të shikosh qartësisht poshtë se ku mund të përfundosh nëse kryen ndonjë hap të gabuar.Në fakt, rrugëkalimi ndodhet në një lartësi prej 1 500 metrash mbi nivelin e detit, në majën e thepisur të malin Tianmen, në krahinën kineze të Zhangjiajie.

E gjatë 80 metra, ura lidh dy kreshta malore dhe mund të kalohet vetëm duke hequr këpucët, një rregull i vendosur për të mos bërë pis xhamin. Ndonëse është shndërruar në një tërheqje për shumë turistë, banorët vendas e kanë kritikuar këtë ndërtim, duke kërkuar që në vend të këtij kalimi, të ndërtohej një urë më praktike dhe mbi të gjitha, më pak e frikshme.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi