Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Ju tregoj makin Empty Ju tregoj makin

Sun 24 Jan 2010 - 21:04
Ju tregoj makinën time private që u lejua në komunizëm

Arben Seitaj është nga të rrallët 45-vjeçarë shqiptarë që ka lindur me makinë në shtëpi. Ndërsa Fiat-i i tij 70-vjeçar është padyshim e vetmja makinë e kësaj moshe në servis. E prodhuar në Itali në vitin 1937, dhe e shitur në Shqipëri, makina, që tani po restaurohet mes Benz-ave më të fundit, ka çarë edhe Shtigje Lufte .
"Vetëm kur e përdorte Kinostudioja, ne merrnim leje provizore dhe mund të lëviznim me makinë", tregon Arbeni, pronari i makinës së rrallë të mbajtur për 70 vjet në Tiranë. Ai kujton me nostalgji fëmijërinë e tij, që makina e bënte shumë të veçantë. Në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", Seitaj tregon historinë e makinës dhe si e mbajti familja e tij makinën private gjatë regjimit komunist.

Cila është historia e makinës suaj?
Ne kemi pasur dy makina. Por rreth vitit 1969, në Shqipëri nuk u lejuan të qarkullonin makina private. Unë kam qenë i vogël, por babai, ndjesë pastë, më ka thënë se kjo lidhet me një histori të Mehmet Shehut. Kryeministri shqiptar në atë kohë pa një kamionçinë të vjetër me karroceri të ngarkuar me
zhavorr duke u ngjitur në Krujë. Shoferi e kishte ngarkuar aq shumë, saqë po i dilte tymi nga të katër anët. Duke pasur kamionin përpara, dhe vetë kryeministri mbrapa, atij i kishte bërë shumë përshtypje dhe bisedon me shoqëruesin, duke e pyetur se ç'është ky shofer që e trajton në këtë mënyrë këtë kamion. Del që kamioni ishte privat dhe, në kohën kur është kthyer në Tiranë, ka ndaluar menjëherë lëvizjen e makinave private. Dhe ne që në atë kohë e kemi mbajtur brenda në shtëpi makinën.
Makinën e ka blerë familja juaj?
Historiku është pak i ngatërruar, sepse veç këtyre dy makinave, ne kemi pasur edhe një makinë tjetër të kohës së Luftës, "Gaz 67". Nuk e di mirë nëse ne e ndërruam këtë makinë me këto dy të tjerat apo e blemë. Por di që makinat babai dhe xhaxhallarët i kanë blerë këtu, në Shqipëri. Tani ka mbetur vetëm njëra, sepse nga kalimi i kohës, nga kushtet e këqija, nga mosvënia në funksionim, tjetra na u prish. Pjesët e saj i përdornim për këtë që kemi tani.
A keni të dhëna sipas dokumentacioneve, se ku është blerë kjo makinë?
S'kam gjetur dokumente të saj. Në vitin 1991 u interesova tek Drejtoria e Qarkullimit, dhe më thanë se dokumentet kishin humbur gjatë transferimit që kishin bërë nga Ministria e Brendshme në Ministrinë e Transportit.
Pasi u ndërpre qarkullimi i mjeteve private, si e mbajtët makinën?
Shumë makina atëherë u konfiskuan, ndërsa im atë nuk e dorëzoi. Në atë kohë babai ishte ushtarak në Ministrinë e Brendshme, dhe një xhaxha ishte shofer në ambasadë. Me ndërhyrjet e tyre u bë e mundur që ta mbanim makinën, por, kuptohet, nuk mund të lëviznim me të. Shumë rrallë kemi lëvizur. Më shumë shfrytëzonim lejet provizore që na jepeshin kur makina përdorej nga Kinostudioja për ndonjë film. Atëherë ishte koha më e bukur për ne, pasi mund të lëviznim me të.
A e fshihnit makinën ju gjatë asaj periudhe apo nuk e kishit problem?
Jo, nuk ishte problem. Kam lëvizur për llogari të Kinostudios në disa filma.
Në çfarë filmash është përdorur makina juaj?
Më shumë në filma me partizanë. Duke qenë e modelit '37, ajo ishte një makinë që u prodhua dhe u përdor më së shumti që nga ky vit e gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nuk i mbaj mend të gjithë emrat e filmave, por ka qenë në "Shtigje Lufte", "Gurët e shtëpisë sime", a diçka e tillë. Nga realizimi i filmit ne përfitonim që të lëviznim me makinë. Kështu edhe mbanim në gjendje makinën, sepse pa lëvizur ajo do prishej. Dhe kjo ishte si një privilegj, ose, më saktë, një justifikim për të lëvizur. Kënaqësia më e madhe ishte që unë lëvizja në atë kohë, kur shumë rrallë kishte makina
A kishte targa?
Para '90-ës, ishte me targa të improvizuara, gjithnjë në bazë të filmit që realizohej.
Po kur nuk lëviznit për llogari të shtetit, sa herë lëviznit me të?
Jo shumë shpesh. Shumë pak. Një herë në muaj mund të lëvizja, ose e nxirrnim këtu para pallatit. Mblidhej e gjithë lagja dhe gëzoheshim, ishte diçka e rrallë. Por në kohët kur mund të lëviznim më shumë, shkonim në plazh. Më kujtohet që xhaxhai bënte disa rrugë Durrësi për të na marrë të gjithëve, se ishim shumë fëmijë e të rritur. Më kujtohet se ishte një kënaqësi e madhe. Isha i vogël, 7-8 vjeç. Shikonim çiklistët që vinin pas makinës sonë. Mua më bënte shumë përshtypje se, pse vinin pas makinës. Çiklistët na thoshin se makina pengonte erën dhe ata mund të ecnin shumë më shpejt. Për mua atëherë makina ishte gjëja më e bukur.
E keni përdorur pas vitit 1991?
Deri në qershor të vitit '91, pasi më pësoi një defekt dhe nuk e rregullova dot. E lashë në garazh deri para gjashtë vjetësh. Pastaj desha ta modifikoja pak. Porosita gjithë pjesët që mund t'i përshtateshin, pasi ato kishin një prodhim serie shumë të vjetër, dhe një prodhim të një cilësie shumë të lartë. Nëse shikon kushinetat e sotme, mund të shkojnë 7-8 vjet dhe pastaj konsumohen. Ndërsa shitësi, ku i porosita këto pjesë, më tha se kjo firmë ka falimentuar vetëm nga prodhimi me cilësi të lartë. Sepse nuk bënte defekt makina dhe nuk blinte njeri kushineta për t'i ndërruar. Këto kushineta i porosita në Greqi, por unë dua që ta shikoj që të lëvizë. Ne familjarisht e kemi preokupim të madh, pasi ajo lidhet me kujtimin e babait. Shoqëria më ka ndihmuar shumë.
A ndjeheni i sigurt, kur mendoni se do të lëvizni me një makinë 70-vjeçare?
Makina që ka rezistuar deri më sot, kjo është falë dy vëllezërve të babait që ishin mekanikë. Por është makinë shumë e fortë. Unë përdor një "Mercedes" tani, por s'më hyn në sy para "Fiat"-it. Kam një lidhje shpirtërore me të. Unë e kam kujtim nga im atë. Ndaj më vjen keq që nuk jam në gjendje të them se do ta nxjerr dhe të lëviz me të. Dua vetëm për kujtim të atij ta nxjerr njëherë. T'i shkoj tek varrezat dhe t'i them: "Ja ku e kam, ashtu siç e le ti. I ndjeri im atë më thoshte shpesh, që do të vinte dita kur do ta gëzonim. Në fakt dita erdhi, por mua s'më gjeti gati. Prandaj kam shpenzuar dhe po shpenzoj që ta bëj atë makinë të lëvizë. Kjo është dëshira ime.
Ndryshon nga makinat e tjera në drejtim e lëvizje?
Jo, nuk ndryshon. Njësoj si të tjerat. Kushdo mund t'i japë. Por unë nuk e jap dot makinën ta ngasë një tjetër. Duhet të jetë huqi i profesionit. Por teknologjia është shumë e thjeshtë e njëkohësisht shumë e vështirë. Ka disa procese tek pjesët e këmbimit, që makinat e sotme nuk i kanë.
A keni pasur oferta për ta shitur makinën?
Po, kam pasur. Më kujtohet nga viti 1992-1993, ishte një kosovar që jetonte në Zvicër. Ai ishte koleksionist i makinave të vjetra. Përmes shokëve kishte marrë vesh se unë kisha "Fiat"-in, dhe më kërkoi ta ndërroja me tri makina të tjera. Po kështu, në '93-shin erdhi një grek. Ai donte ta këmbeja me dy makina të tjera. Por nuk pranova.

"Fiat"-i dhe Kanan Tafili

"Fiat"-i i vitit 1937 ishte edhe një nga "personazhet" e shumë prej filmave më të bukur shqiptarë në vitet '70-'80. Pak kush e di se, madje ajo ka qenë edhe dëshmitari i vrasjes së një koloneli italian dhe plagosjes së një tjetri. Bëhet fjalë për filmin "Shtigje lufte", ku "Fiat"-i është makina ku udhëtonin dy ushtarakët italianë të cilët ranë pre e pritës që u kishin bërë partizanët me në krye Kanan Tafilin. Seitaj tregon se makina e tij, i vihej në dispozicion Kinostudios për ta bërë pjesë të xhirimeve të filmave të ndryshëm, kryesisht atyre me temën e luftës partizane.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi