Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

7 mrekullitë e natyrës Empty 7 mrekullitë e natyrës

Sun 13 Nov 2011 - 17:11
Nëpërmjet votimit në internet dhe përzgjedhjes së specialistëve, fondacioni “New7wonders”, me qendër në Zvicër përzgjodhi shtatë “mrekullitë e reja të natyrës”. Nga Amazonat në Amerikën Latine deri tek Mali Table në Afrikën e Jugut, shkurtimisht një përshkrim:1) Në vend të parë janë vendosur pyjet e Amazonës. Pasuria e rrallë e globit në Amerikën Latine, përvec ajrit të pastër e mrekullisë së pamjes nga lartë, të largojnë nga bota e qytetruar dhe të jep mundësinë të shohesh se si do të ishte bota pa industrinë, shto këtu edhe pasurinë e shumëllojtë të florës dhe faunës. 2) Në vend të dytë është Gjiri Halong në Vietnam. Mes qindra masivëve të shkëmbinjëve, e ujit të pastër të detit, shtrihet një natyre enigmatike e magjepsëse.

3) Ujëvarat Iguazu, një perlë e natyrës më shumë se sa piktoreske që ndahet nga Brazili e Argjentina.

4) Ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Forma e masivit shkëmbor, që duket si e gdhendur me dorë, kombinuar me blunë e thëllë të detit, e bën një ndër veprat më madhështore të natyrës.

5) Parku Kombëtar Komodo në Indonezi. Park i mbrojtur me ligj në vend. Bukuri të rralla e kombinim perfekt mes tokës së gjelbëruar e detit.

6) Lumi i “Puerta Pincesa” në Filipine. Të udhëtosh për disa kilometra me varkë në një tunel, të krijuar nga natyra, është gjithmonë një aventurë që të ngjal emocione.

7) Mali Table në Afrikën e Jugut. Një natyrë piktoreske. Bimësi e shumëllojtë e tepër e pasur, që lulëzon thuajse gjatë gjithë vitit.
7 mrekullitë e natyrës Amazonat-amlat7 mrekullitë e natyrës Jeju-island-korsoudh7 mrekullitë e natyrës Gjiri-halong-vietnam7 mrekullitë e natyrës Lumi-filipine7 mrekullitë e natyrës Parku-indonezi7 mrekullitë e natyrës Ujevaraiguazu-argje-bra
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi