Zbulohet në publik
Sun 13 Nov 2011 - 18:06
Tashmë ka dalë nga gjëndja e zymtë që e kishte pushtuar prej disa kohësh, nga ku u vu dhe në mëdyshje nëse do të kthehej më si më parë e për më tepër nëse do të gjente më të njëjtin përkushtim për këngën. Të gjitha këto dyshime janë shuar teksa shumë të rinj të mbledhur tek lokal “Rio” në Durrës kanë ndjekur nga afër spektaklin e vërtetë që ka ofruar këngëtarja kosovare Adelina Ismajli. Ajo ka mbërritur një javë më parë në qytetin bregdetar me ftesë të këtij lokali i cili përgjatë gjithë verës, por jo vetëm, ka mbledhur për të dëfryer shikuesin, një mori VIP-ash. Energjike, dhe shumë sensuale Adelina ka shpalosur performancën e saj, që që prej disa muajsh kishte ‘vdekur’ tek ajo, duke e kthyer në kurajo dhe forcë. Kanë qenë të shumta këngët që ka kënduar duke marrë papushim duartrokitje dhe pafund kërkesa dhe dëshirë për të kënduar sërish. Këngët më të mira të kënduara prej saj në vite, janë pasqyruar përpara një publiku që e ndiqte në çdo lëvizje me admirim.
Por festa e kishte një kulm, në të cilin dëfrimi ka kapur majat ku dhe vetë Adelina është ndjerë për mrekulli. Ka kërcyer shumë dhe ka ndërruar jo një herë veshjet e porositura enkas për këtë koncert ku kryesisht dominonte ngjyra e zezë. Shumë sensuale dhe me një veshje provokuese këngëtarja kosovare ka performuar me dinamizën ndërsa paparaci ynë e ka ndjekur atë hap pas hapi ndërsa merrte admirimin e të rinjve në lëvizjet e saj. Ja tek mbërrijnë dhe fotot mjaft provokuese të saj, ku padashur e pa u vënë re nga Adelina dekolteja ka qenë tepër e hapur aq sa lehtësisht me një lëvizje më shumë mund të depërtohej matanë saj, duke bërë që të dallohej fare mirë gjoksi.
Këngët kanë qenë në pjesën më të madhe të repertorit të saj që zgjodhi të këndojë, ritmike, ku siç shihet nga shkrepjet e paparacit Adelina nuk ka kursyer kërcimin prej balerine aq të preferuar për të. Përgjatë gjithë kësaj kohe këngëtarja kosovare ka qenë në lëvizje duke u ndjerë shumë në formë dhe e gjallë, falë një axhende të ngjeshur nëpër koncerte. Që prej Qershorit, kohë kjo kur ka nisur dhe fluksi i punës, ka shkuar në shumë vende në Kosovë dhe jashtë saj, tashmë edhe në Shqipëri. Siç është shprehur dhe vetë ajo, kudo që performon, qoftë në Shqipëri apo kudo tjetër, asnjëherë nuk është njësoj. Dëshiron që çdo gjë ta realizojë nga e para, pra njësoj sikur të bëhet për herë të parë. Momentalisht Adelina nuk po punon për asnjë material të ri muzikor duke mos e ndjerë nevojën e këtij të fundit pasi është ende në kënaqësinë që i fal promovimi i albumit më të fundit të nxjerrë në treg.
FENIKS
Albumi më i fundit i Adelina Ismajlit i titulluar “Feniks” është hedhur në treg nga “Dea”, “Supersonic Records” dhe “Albanota”. Ekskluzive nga produksionet : Dea, Supersonic Records dhe Albanota. Këngët që ai përmban të cilat kanë fituar pëlqimin e publikut janë: “Sepse je ti”, “Lajmëro!”, “Ujk”, “Hej Kaqanik”, “Na jena na”, “Bota ndryshe”, “Më merr”, “U kall be daj” (duet me Vedatin e stupcav), “Diva” dhe “Trimit tim”…

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi