Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Buburrecë në avion, çifti kërkon 100 mijë dollarë dëmshpërblim Empty Buburrecë në avion, çifti kërkon 100 mijë dollarë dëmshpërblim

Tue 15 Nov 2011 - 2:06
Buburrecë në avion, çifti kërkon 100 mijë dollarë dëmshpërblim Buburreca-noaSHBA, 15 nëntor 2011 NOA/R.Bulku - Një çift në North Carolina ka cituar duke akuzuar në gjyq kompaninë ajrore Air Trans Airways si pasojë e buburrecave që u gjenden në avionin e kësaj agjencie fluturimi.

Këto qenie të neveritshme kishin dalë menjëherë pasi avioni ishte ulur. Sikundër tregon cifti denoncues, buburrecët dolën papritmas nga bagazhet e pasagjerëve por c'është më e keqja, asistentët e fluturimit kanë injoruar të gjithë shqetësimet e pasagjerëve.

Çifti, që udhëtonte nga Charlotte në Houston, ka pohuar se kanë mbetur aq keq nga ai udhëtim saqë nuk mund të hipin më në një avion tjetër pasi kanë kaluar gjendje traumatike.

Për këtë stres emocional dhe mendor që ata thonë se i është shkaktuar nga ky incident, kërkojnë një dëmshpërblim prej më shumë se 100 mijë dollarësh dhe rimbursimin e biletës së udhëtimit që e quajnë fluturimi i tmerrit.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi