Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

22 milion dollarë dëmshpërblim, pasi e harruan në burg  Empty 22 milion dollarë dëmshpërblim, pasi e harruan në burg

Sun 29 Jan 2012 - 4:04
22 milion dollarë dëmshpërblim, pasi e harruan në burg  I-burgosuri-i-harruari-a-pa-respektuari-200x116SHBA – Një person që u mbajt dy vjet i burgosur në SHBA pa një vendim gjykate fitoi 22 milion dollarë dëmshpërblim, një prej shumave më të mëdha të akorduara ndonjëherë në histori për gabimet e sistemit të drejtësisë. Ai u arrestua në vitin 2005 për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, por gjykata praktikisht e harroi në qeli ndërsa priste të paraqitej përpara saj dhe ai qëndroi më shumë se dy vjet në paraburgim, në pritje të procesit që nuk u realizua kurrë. 58-vjeçari Stephen Slevin, nga Nju Meksiko, për shkak se qëndroi në një qeli paraburgimi, e cila është konceptuar për të mbajtur një person vetëm për disa ditë, u mbajt për dy vjet i izoluar 24 orë në 24, pa u lënë asnjëherë të dilte nga dhoma dy metra e gjerë dhe tre e gjatë, të takohej me familjarët dhe të kishte asistencë mjekësore. Këto të drejta janë të pamohueshme me ligj dhe i ka çdo person që është i burgosur me procedurë të rregullt. Ai nuk pati mundësi të rruhej dhe të qethej gjatë të gjithë kohës, ndërsa hoqi vetë një dhëmb, pasi në qelitë e paraburgimit nuk është e pranishme asistenca mjekësore. Pasi rasti i tij u pikas dhe u lirua pas dy vitesh burgosje arbitrare, Slevin paraqiti një padi ndaj shtetit dhe një gjykatë i akordoi dëmshpërblimin rekord, për burgosje të padrejtë dhe dhunim të të drejtave thelbësore kushtetuese. ”Nuk e bëmë asnjëherë këtë proces për para. Pacienti im ka probleme mendore nga koha e kaluar në qeli dhe duhet të vizitojë rregullisht qëndra psikologjie. Ajo që ka kaluar ai është e paimagjinueshme”, u shpreh avokati mbrojtës. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

22 milion dollarë dëmshpërblim, pasi e harruan në burg  Empty Re: 22 milion dollarë dëmshpërblim, pasi e harruan në burg

Sun 29 Jan 2012 - 10:35
ja sesi vjen fati del nga burgu milioner e per cfare 2 vjet burg
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi