Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një cent shitet 1,15 milion dollarë Empty Një cent shitet 1,15 milion dollarë

Sat 5 May 2012 - 2:52
Një cent shitet 1,15 milion dollarë 1-cent-150x150Një “penny” – një monedhë amerikane njëcentëshe, prej bakri dhe argjendi, e cila daton nga viti 1792, është shitur 1,15 milion dollarë në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar shtëpia e ankandeve, e cila e kishte nxjerrë në shitje.
Kjo monedhë është nga të parat që është shtypur nga “United States Mint” (organizmi që prodhon dhe vë në qarkullim monedhat e SHBA-së, e i cili ishte formuar pas miratimit të ligjit për monedhat nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, më 2 prill 1792). Në përgjithësi, aktualisht janë vetëm 14 këso monedhash, të prodhuara si eksperiment.
Në qendër të këtyre monedhave, transmeton njoftimet mia, është një rreth prej argjendi, i cili, sipas Todd Imhof, zëvendëspresident i shtëpisë së ankandeve “Heritage Auctions”, synonte ndreqjen e një të mete të ligjit për konceptimin e tyre.


Zbatimi i ligjit të vitit 1792 që krijonte një “Bankë Monedhash” do të ketë rezultuar me prodhimin e “pennëve” shumë të mëdhenj dhe shumë të rëndë, e të cilët ishin shumë pak praktikë për përdorim, ka shpjeguar z. Imhof.
Atëherë, shefi i “Bankës të Monedhave” sugjeron prodhimin e një monedhe të madhësisë më të vogël, duke përdorur një element të vogël prej argjendi në mënyrë që të ruajë të njëjtën vlerë sikur monedha tërësisht prej bakri që ishte paraparë fillimisht, ka precizuar ai.

Monedhat e para prej një centi që kanë hyrë në qarkullim në mënyrë më masive qenë shtypur më 1793. Ato ishin pak më të mëdha se një monedhë aktuale amerikane 25 centëshe. Në monedhën eksperimentale është mbishkrimi “Liberty Parent of Society and Industry” (“Liria është nëna e shkencës dhe industrisë”).
Monedha e shitur 1,15 milionë ishte blerë më 1974 për 105.000 dollarë nga një ndërmjetës, që përfaqësonte një grup investuesish.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi