Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Piktura më e shtrenjtë në botë: shitet 250 milion dollarë (FOTO) Empty Piktura më e shtrenjtë në botë: shitet 250 milion dollarë (FOTO)

Tue 7 Feb 2012 - 0:10
Piktura më e shtrenjtë në botë: shitet 250 milion dollarë (FOTO) 2026230684
Tiranë, 7 shkurt 2012 NOA- Shteti i Katarit ka blerë në ankand pikturën e famshme "Lojtarët e letrave” të piktorit Paul Cezanne ruajtur në Musee d'Orsay në Paris.

Ditët e fundit, kjo pikturë u shit për një rekord prej 250 milionë dollarësh, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një vepër arti.

Çmimi i mëparshëm rekord për një punë artit erdhi nga një pikturë e Jackson Pollock, në vitin 1948, shitur për vetëm 140 milionë dollarë.

"250 milionë dollarë është një shumë e madhe, - ka thënë eksperti i artit Victor Wiener - por bëhet fjalë për një pikturë të vyer, shitja e së cilës kishte muaj që flitej. Tani të gjithë do ta konsiderojnë këtë çmim si strumbullar: tashmë është revolucionarizuar gjithë struktura në tregun e artit”.

"Lojtarët e letrave" është një nga veprat më të bukura të krijuara nga Cezanne, pikturuar në mes 1890 dhe 1895, gjatë viteve të fundit të jetës së artistit francez. Piktura përshkruan dy burra në një tavernë, ndërsa janë duke luajtur letra para një pasqyre.

a.k./NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi