Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kardiologët në SHBA: Twitter mund të shpëtojë jetë Empty Kardiologët në SHBA: Twitter mund të shpëtojë jetë

Tue 15 Nov 2011 - 2:06
Kardiologët në SHBA: Twitter mund të shpëtojë jetë Twitter-noaSHBA, 15 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Rrjeti social Twitter mund të ndikojë shumë mirë në zemrën tonë dhe mund të shpëtojë jetë njerëzish.

Për këtë fakt janë të bindur studiuesit në Pennsylvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë vënë re se diskutimet mbi goditjet kardiake janë shumë të ndjekura në këtë rrjet social.

Dhe në këtë mënyrë, sikundër shprehen studiuesit, ato përfaqësojnë një mënyrë të re për të shpërndarë informacion që mund të jetë shpëtues-jetësh për publikun.

Në këtë studim, i cili është prezantuar nga Organizata e Kardiologëve në SHBA, hulumtuesit kanë arritur të identifikojnë 15 mijë e 324 persona që flisnin pikërisht për goditjet kardiake, simptomat, faktorët e rrezikut, prognozën dhe kurimin.

E pra, ndryshe nga rrjeti tjetër social, Facebook, konkurrent me Twitter, por edhe ndryshe nga rrjetet më të vjetra sociale, Hi5, Myspace etj., rrjeti Twitter në më të shumtën e diskutimeve ka ato eduaktivo-informuese.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi