Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vetëvritet “Shenjtorja” Eleonorë  Empty Vetëvritet “Shenjtorja” Eleonorë

Tue 15 Nov 2011 - 21:15
Vetëvritet “Shenjtorja” Eleonorë  Eleonora-Bregu1Tiranë, 15 Nëntor 2011 NOA/ Ariola Ymeraj - Update – Eleonora Bregu, e njohur si Eleonora, gruaja e vetëshpallur si shenjtore, ka vrarë veten me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në godinën tek “Komuna e Parisit”, ku Eleonora kishte selinë e quajtur prej saj si "Misioni Eleonorë" dhe banesën e saj. Në këtë godinë ajo kryente dhe ato që i quante shërbesa në ndihmë të njerëzve që kanë probleme shëndetësore apo sentimentale.

Kjo godinë dhe hapësira rreth saj disa herë ishte bërë objekt përplasjesh me shtetin dhe me persona privatë për shkak të konflikteve të pronësisë.

Burime policore bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA.al, se Eleonora Bregu ka lënë një letër ku ka shprehur njoftimin se po vriste veten.

Nga të dhënat paraprake nuk bëhen ende të ditura shkaqet që kanë çuar në këtë rast ndërsa thuhet se ka lënë një letër të shkruar për Zotin.

Nga të dhënat paraprake nuk bëhen ende të ditura shkaqet që kanë çuar në këtë rast ndërsa thuhet se letra e lënë, sipas saj, është shkruar për Zotin.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve Noa.al se në letër është shkruar, “më mirë të vras veten se të lë tokën e Zotit”.

Eleonora, njihet edhe si “shenjtorja” që sipas denoncimeve mashtroi njerëzit. “Shenjtorja” Eleonorë u bë mjaft publike në vendin tonë vitet e fundit, pasi ajo pretendonte se kishte fuqi të mbinatyrshme për të zgjidhur problemet e njerëzve.

Për misionin e saj të shenjtë, të quajtur “Eleonorë”, u hodhën hije dyshimi dhe akuza të ndryshme, ndërsa u bënë denoncime edhe nga një grup personash, të cilët paraqisnin fakte që sipas tyre tregonin mashtrimet e Eleonorës dhe përfitimin e shumave financiare.

a.y/NOA
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Vetëvritet “Shenjtorja” Eleonorë  Empty Re: Vetëvritet “Shenjtorja” Eleonorë

Wed 16 Nov 2011 - 0:37
Paska kryer mekate,,,,,,,,,,,

Keq paska ndodhur.

C'ben depresioni!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi