Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vetëvritet babai i Saimir Duçkollarit Empty Vetëvritet babai i Saimir Duçkollarit

Tue 16 Oct 2012 - 8:59
Vetëvritet babai i Saimir Duçkollarit Babai-i-SAimir-DUckollarit

Vetëvritet me armë gjahu babai i oficerit të policisë të vrarë nga Dritan Dajti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, në zonën e Selvisë në kryeqytet, ku Islam Duçkollari është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij.

Islam Duçkollari ishte babai i oficerit të policisë Sajmir Duçkollari, i cili mbeti i vrarë më 7 gusht 2009 nga Dritan Dajti gjatë një aksioni për kapjen e tij, ku humbën jetën edhe 3 efektivë të tjerë policie.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj, ndërsa paraprakisht mendohet se Duçkollari i ka dhënë fund jetës në kushtet e një depresioni të thellë.

Dritan Dajti, një i shumëkërkuar nga policia, që kishte arritur të arratisej në mënyrë spektakolare nga gjykata, u prangos më 7 gusht 2009, pas një operacioni të organizuar për kapjen e tij në zonën e plazhit të Durrësit, ku mbetën të vrarë prej tij 4 oficerë policie: Sajmir Duçkollari, Fatos Xhani, Sajmir Feskaj dhe Altin Dizdari. Ndërkohë, edhe tre vjet pas ngjarjes së rëndë, procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit ende nuk është mbyllur në Gjykatën e Tiranës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi