Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sërish 17 nëntor, sërish dita e maces së zezë Empty Sërish 17 nëntor, sërish dita e maces së zezë

Wed 16 Nov 2011 - 14:12
Itali, 16 nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Edhe këtë vit është rikthyer sërish data 17 nëntor, ose “Dita e maces së zezë”, e cila i dedikohet felinëve me lëkurë të errët dhe në veçanti të atyre që sakrifikohen në rite apo transformohen në peliçe.Sipas të dhënave të prezantuara nga AIDA (Organizata Italiane për mbrojtjen e kafshëve dhe ambientit), janë numëruar 30 mijë mace të zeza në 2010 dhe 22 mijë të tjera në muajt e parë të 2011, rezultuar se janë vrarë vetëm në Itali.Janë të shumtë qytetarët që vazhdojnë t'i drejtohen kësaj organizate duke rrëfyer zhdukjen e maceve të tyre nga shtëpitë në mënyrë tepër të dyshimtë.Përdorimi i maceve në industrinë e peliçeve është shumë më i frekuentuar nga ç’mund të imagjinohet.

“Mjafton të mendoni – shpjegojnë – në brendësi të xhupave apo dhe kapelat që shiten në stalla me një material peliçeje”.

Kjo organizatë, për të protestuar vrasjet e shumta që kanë ndodhur ndaj “maceve të zeza”, ka ftuar të gjithë qytetarët që të ndezin nga një qiri mes natës së 17 dhe 18 nëntorit për të protestuar për shkak të kësaj “masakre absurde”.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi