Demi Moore vazhdon të jetë në krizë
Wed 16 Nov 2011 - 14:22
SHBA, 14 nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Nuk është aspak një periudhë e gëzueshme për aktoren e famshme Demi Moore. Ajo është fotografuar sërish dhe jo vetëm.
Është kapur teksa po dilte nga një sallon në Beverly Hills dhe ka qenë totalisht jashtë forme, me rrudha në fytyrën e saj, pa tualet, madje dhe me disa thinja në flokët e saj.
Dhe mediat britanike e ato amerikane, kaq donin që të nisnin komentet. Është tepër e dukshme kriza që ka kaluar ajo si rrjedhojë e ndarjes me Ashton Kutcher, e cila vazhdon të jetë e pranishme tek aktorja, shprehen tabloidet.
Në krahun tjetër, ish-partneri i saj ka pasur disa probleme me faqen e tij zyrtare të Twitter, kjo pasi në një deklaratë të postuar në lidhje me një ngjarje, erdhën shumë komente ofenduese dhe sharje në drejtim të tij, ku si rrjedhojë tashmë faqja personale e aktorit do të menaxhohet nga Katalyst Media për të pasur më shumë siguri në postimet që do të bëhen.
Në rast se për këtë ndodhi Kutcher ka deklaruar se ndihet shumë keq që ka humbur në një farë mënyre kontaktin e tij me fansat dhe njerëzit e tjerë, në lidhje me Demi Moore ai nuk lëshon asnjë deklaratë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
r.b/NOA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi