Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Demi Moore është biseksuale” Empty “Demi Moore është biseksuale”

Sat 19 Nov 2011 - 0:28
“Demi Moore është biseksuale” Moore-kutchetBiseksualiteti i Demi Moore ishte shkaku i ndarjes së saj me Ashton Kutcher. Kjo është deklarata e një burimi të afërt me ciftin hollivudian, cituar nga tabloidi britanik, DailyMail.

“Moore tërhiqet aq shumë prej femrave sa për meshkujt. Cifti respektonte njëri-tjetrin, pavarësisht se ishin në dijeni të flitrimeve të të dyja palëve. Për vite me radhë, marrëdhënien e tyre të vecantë e dinte vetëm rrethi i miqve në Hollivud. Si Demi ashtu edhe Ashton, arritën ta mbajnë larg publikut lidhjen e tyre”, shkruan Daily Mail.
Gjatë shtatë viteve të martesës së tyre, çifti Demi Moore dhe Ashton Kutcher ishte njëri prej më të famshmëve në Hollivud.

Gjithashtu, divorci të cilin aktorja e kërkoi zyrtarisht ditën e premte, rrezikon të jetë ndër më mediatikët dhe më të bujshmit ndonjëherë.

Siç zbulonte gjatë ditës “U.S. Today”, në gjykatë do të vendoset se si do të ndahen plot 290 milion dollarë, pasuria që çifti ka krijuar gjatë kohës së jetesës së tyre të përbashkët.

Mëngjesin e së premtes, Demi informoi se kishte vendosur të kërkonte divorcin me “keqardhje dhe trishtim të thellë”. Kutcher u përgjigj duke shkruar në “Tëitter” se: “Koha me Moore është periudha më e bukur e jetës sime. Martesa është diçka e vështirë dhe fatkeqësisht, ndonjëherë në jetë ndodhin dështime”.

Marrëdhënia midis 49-vjeçares dhe partnerit të saj 16 vjet më të ri dukej perfekte deri në shtator, kur revistat rozë vërtetuan se Ashton kishte kaluar natën në dhomën e tij të hotelit me një 23-vjeçare, pas xhirimeve për një film.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi