Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fier, sherr dhe grushta në Këshillin e Qarkut Empty Fier, sherr dhe grushta në Këshillin e Qarkut

Thu 17 Nov 2011 - 11:51
Fier, 16 nëntor 2011, NOA - Opozita bllokoi sot paradite mbledhjen e Këshilli të Qarkut të Fierit, për konstituimin dhe zgjedhjen e kryetarit të qarkut. Sipas tyre, është e paligjshme zhvillimi i mbledhjes pasi është shkelur vendimi i gjykatës për pezullimin e saj.Por, pas disa orësh debatesh dhe përplasjesh dhe pas largimit të simpatizantëve të PS-së, është zgjedhur vetëm me votat e përfaqësuesve të djathtë, kreu i ri i Këshillit Artur Shehu.
Të pranishëm gjatë votimit të tij ishin vetëm këshilltarët e Aleancës për Qytetarin, ndërsa ata të Aleancës për të Ardhmen e quajtën mbledhjen të jashtëligjshme.
Prefekti i Fierit, Bujar Hasa tha se, militantë të PS dhe deputetë të kësaj force politike kanë hyrë forcërisht në sallën e mbledhjes, për ta bllokuar atë.

"Iu bëj thirrje deputetëve të PS-së të heqim dorë nga uzurpimi. Vendimi i gjykatës i datë 12 nëntor pezullonte vetëm njoftimin dhe s'kishte në brendësinë e vetë anullimin e mbledhjes dhe heqjen e të drejtës së këshilltarëve të mblidhen për organet e tyre drejtuese", deklaroi prefekti.
Por, kreu i Këshillit të Qarkut, Vangjel Ndreka akuzoi prefektin.
“Prefekti i Fierit po shkel ligjin, nuk respekton vendimin e gjykatës. Ai po kërkon të ndërtojë struktura paralele”, tha Ndreka.
Situata e tensionuar në Pallatin e Kulturës në Fier ka bërë që aty të mbërrijnë forca policie.

Një ditë më parë, kreu i PS-së Edi Rama akuzoi kryeministrin Berisha dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta se, nëpërmjet bandave, siç tha ai, kërkojnë të vjedhin votën në Fier e Gjirokastër.

a.q/NOA
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

Fier, sherr dhe grushta në Këshillin e Qarkut Empty Re: Fier, sherr dhe grushta në Këshillin e Qarkut

Thu 17 Nov 2011 - 11:54
e shqipni e mjera shqipni thuaj
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi