Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Jeremic: Kosova s'ka vend në Këshillin e Evropës Empty Jeremic: Kosova s'ka vend në Këshillin e Evropës

Mon 12 Mar 2012 - 16:34
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland ka thënë se nuk bëhet fjalë që Kosova të anëtarësohet në këtë institucion.
Sipas Jeremicit, KiE është një organizatë që mbledh shtetet, e sipas tij, Kosova nuk është shtet. Ai shtoi se Serbia do të kundërshtojë fuqishëm çdo përpjekje të anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.

“Do të shfrytëzojmë të gjitha resurset diplomatike që këtë ta pengojmë. Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo është e shkruar në rezolutën 12 44. Këshilli i Evropës është organizatë që mbledh shtete dhe Kosova aty nuk ka vend”, ka thënë Jeremic.

Ai ka sqaruar se tashmë janë ndërmarrë disa hapa, që marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për bashkëpunim rajonal, të mos kuptohet në mënyrën e gabuar. Diplomacia serbe, sipas tij ka ndërmarrë hapa duke u kërkuar shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, që të mos ndryshojnë qëndrim.

Ndryshe, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës , Torbjorn Jagland, ka takuar sot edhe kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Slavica Djukic - Dejanovic me të cilën ka biseduar rreth çështjes së zgjedhjeve në Serbi, sidomos në aspektin e organizimit të tyre në Kosovë.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë i ka thënë sekretarit të Këshillit të Evropës se me rastin e organizimit të zgjedhjeve në Kosovë duhet pasur parasysh Kushtetutën e Serbisë, Rezolutën 12 44 dhe praninë e faktorit ndërkombëtar. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi