Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Raporti i DASH, Kosova vend destinacioni për trafikun e grave e fëmijëve Empty Raporti i DASH, Kosova vend destinacioni për trafikun e grave e fëmijëve

Mon 27 Jun 2011 - 23:01
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin Vjetor për Trafikimin e Njerëzve për vitin 2011. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Trafikimin e Qënieve Njerëzore thotë se Kosova është burim, destinacion dhe ndoshta edhe vend tranziti për gratë dhe fëmijët që trafikohen për seks dhe fëmijët që trafikohen për t’u bërë lypsarë.
Pjesa më e madhe e viktimave të huaja që detyrohen të merren me prostitucion janë vajza të reja nga Europa Lindore përfshi Moldavinë, Shqipërinë, Poloninë dhe Serbinë. Femrat nga Kosova janë subjekt shfrytëzimi për prostitucion brenda Kosovës dhe jashtë saj. Policia vazhdon të njoftojë se trafikimi i brendshëm i serbëve të Kosovës ndodh në veriun e vendit, shton raporti.
Qeveria e Kosovës nuk zbaton plotësisht standartet minimale për eliminimin e trafikut; megjithatë po bën përpjekje domethënëse për t’i përmbushur ata. Qeveria e ka përmirësuar seksionin e policisë anti-trafik dhe ka trefishuar hetimet. Këtë vit janë identifikuar më shumë viktima se vitet e mëparshme dhe u janë ofruar më shumë shërbime të financuara nga qeveria, thuhet në raport.
Megjithatë, çështjet e trafikut kanë marrë kohë për t’u shqyrtuar dhe numri i dënimeve ka qenë më i vogël se vitet e tjera. Ka pasur hetime dhe ndjekje penale kundër zyrtarëve publikë për bashkëpunim në trafikim por nuk ka pasur dënime.
Raporti i Departamentit të Shtetit thotë se Kosova duhet të ndjekë penalisht dhe të dënojë në mënyrë aktive personat që trafikojnë njerëz për seks dhe punë të detyruar. Efikasiteti për identifikimin e viktimave duhet përmirësuar dhe duhen vazhduar fushatat publike për ndërgjegjësimin e popullatës mbi rreziqet e trafikimit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Raporti i DASH, Kosova vend destinacioni për trafikun e grave e fëmijëve Empty Re: Raporti i DASH, Kosova vend destinacioni për trafikun e grave e fëmijëve

Mon 27 Jun 2011 - 23:02
Masakërr...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi