Maqedonia të luftojë trafikun e grave e fëmijëve
Thu 21 Jun 2012 - 19:16
Maqedonia është radhitur në vendin parë, porsa i përket klasifikimit mbi trafikimin njerëzor, derisa Shqipëria dhe Kosova janë radhitur në vendin e dytë, në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Trafikimin e Personave për vitin 2012.
Në pjesën kushtuar Maqedonisë, raporti shprehet se vendi është burim i trafikimit të grave, që janë viktima të trafikimit për seks dhe fëmijëve, që i nënshtrohen lypjes së detyruar.
Raporti thotë se viktima nga vendet e tjera janë të detyruara për prostitucion dhe punë, dhe kryesisht ato vijnë nga Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Ukraina dhe Kosova.
Departamenti amerikan kritikon qeverinë e Maqedonisë se nuk ka arritur që të sigurojë baza financiare për viktimat e trafikut dhe për t’ju ardhur në ndihmë atyre .
Uashington apelon që qeveria në Shkup të veprojë në mënyrë më proaktive dhe të forcojë përpjekjet për identifikimin e viktimave, dhe të sigurojë se ato nuk duhet të diskriminohen apo dënohen si rezultat i asaj se kanë qenë viktima të tregtisë. /INA/
Përagtiti: E.L

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi