- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Liga Arabe zotohet të luftojë Kalifatin Islamik
Tue 9 Sep 2014 - 23:57
Dijetari sunit egjiptian: Militantët e IS-it, kriminelë dhe shkatërrues të botës arabe
Liga Arabe është zotuar se do të ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” kundër militantëve të Shtetit Islamik. Gjatë takimit të djeshëm në Kajro, ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe kanë dhënë miratimin e tyre për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila u bën thirrje vendeve anëtare që të veprojnë për të ndaluar rrjedhën e luftëtarëve të huaj, financimin dhe mbështetjen tjetër për grupet ekstremiste islamike në Irak dhe Siri. Nga ana tjetër, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, deklaroi dje se do të mbajë një fjalim më 10 shtator, gjatë të cilit do të bëjë publike strategjinë e tij kundër militantëve të Shtetit Islamik.“Militantët e IS, shërbëtorë të sionistëve”
Ka mbërritur dje edhe një reagim nga dijetarë e liderë shpirtërorë të botës arabe, në lidhje me aktivitetet ekstremiste të kohëve të fundit dhe shtimit të valës së dhunës nga anëtarët e të ashtuquajturit “Kalifati Islamik i Sirisë e Irakut”. Kryetari i “Al-Azhar” në Egjipt, vend ku mësohet Islami me bazë sunite, i ka cilësuar së fundmi militantët e Shtetit Islamik si “kriminelë që u shërbejnë sionistëve hebrenj, me qëllim shkatërrimin e botës arabe”. Sheiku Ahmet al-Tayyeb, komentoi dje ndër të tjera nga Kajro, se militantët e Shtetit Islamik, po i japin botës një mesazh alarmues dhe njollosës për myslimanët.OKB: Siria e Iraku, krizat më të mëdha
Ndërkohë, sipas një vlerësimi të fundit nga OKB-ja, Siria dhe Iraku gjenden aktualisht të parat në listën e vendeve me kriza humanitare në mbarë botën. Deklarata është bërë nga drejtori për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Zeid Ra’ad Al Hussein. Në fjalimin e tij të parë publik në këtë post, në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së dje në Gjenevë, ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndalojë sa më parë dhunën në Siri dhe Irak, për t’u dhënë fund shkeljeve të të drejtave të njeriut atje. Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare deri më tani ka dështuar për t’i dhënë fund dhunës në Lindjen e Mesme.- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: Liga Arabe zotohet të luftojë Kalifatin Islamik
Tue 9 Sep 2014 - 23:59
e hapa kete teme me pare reagimin e ketyre MJEKROSHAVE qe kemi ne forum ca ane do mbajne ISIS apoLIGA ARABE?
- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
Re: Liga Arabe zotohet të luftojë Kalifatin Islamik
Wed 10 Sep 2014 - 0:32
Mos prit reagim prej tyre kacurrels...dihet qe do u dalin ne mbrojtje...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi