Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

“Ezeli” më i popullarizuar se Liga e Kampionëve?   Empty “Ezeli” më i popullarizuar se Liga e Kampionëve?

Mon 20 Feb 2012 - 21:31
“Ezeli” më i popullarizuar se Liga e Kampionëve?   F.0220151241164_mSeriali turk “Ezel”, që po “çmend” tashmë edhe shqiptarët që e ndjekin atë ekskluzivisht në Tv Klan, mund të jetë më i popullarizuar edhe se gara më e madhe sportive evropiane, Liga e Kampionëve - ose së paku kështu duket në Shqipëri.
Ky video-produksion më i ri turk ka pushtuar madje edhe publikun mashkullor, të cilët rrallë mund t’i “gozhdojë” para ekranit një serial, përveçse një ndeshje futbolli.

Por suksesi i “Ezel” ka vajtur deri aty sa tashmë publiku është ndarë në mes: shumica duan vetëm “Ezel”, të tjerët duan Ligën e Kampionëve. Mediat në Shqipëria shkruajnë se teleshikuesit shqiptarë janë të gatshëm që të sakrifikojnë emocionet e “Champions League” në “Tv Klan”, sepse ato që iu dhuron “Ezel” janë më të forta.

Një duel preferencash ka lindur tashmë të martave dhe të mërkurave, që njihen si netët e “Champions League”, duke zënë vendin e “Ezel”.

Drejtori i Programit në “Tv Klan”, Albert Dumani, pohon se me dhjetëra telefonata dhe qindra komente në “Facebook” kërkojnë të transmetohet vetëm “Ezel”.

“Komentet kanë arritur deri aty sa të mos e duan më ‘Champions League’ në ‘Tv Klan’ dhe kërkojnë medoemos ‘Ezel’. Sapo ora kalon 20:10, kam dhe telefonata nga miq dhe kolegë se përse nuk ka ‘Ezel’ sonte kur është e martë dhe e mërkurë, apo postimet e shumta në ‘Facebook’ që shprehin shumë mërzitje sepse u mungon ‘Ezel’,” ka pohuar Dumani.

Megjithatë në Kosovë situata mund të jetë më ndryshe, me RTK që e ka ekskluzivitetin e Ligës së Kampionëve e që nuk transmeton seriale turke, spanjolle ose të natyrave të ngjashme /Telegrafi/
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

“Ezeli” më i popullarizuar se Liga e Kampionëve?   Empty Re: “Ezeli” më i popullarizuar se Liga e Kampionëve?

Mon 20 Feb 2012 - 21:38
Si ia pashe edhe une disa pjese ketij bukuroshit“Ezeli” më i popullarizuar se Liga e Kampionëve?   4053947266

Jane shume me te mira se ato latine,sepse jane brenda normave te cilen mund ti shohesh edhe ne prani te familjes me paraqitjen e nje karakteri burreror,edhe jo pallavra.

Pak pjese e stop me pas
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

“Ezeli” më i popullarizuar se Liga e Kampionëve?   Empty Re: “Ezeli” më i popullarizuar se Liga e Kampionëve?

Mon 20 Feb 2012 - 21:58
E kom pa kete Serial ne Kosove, ne pergjithsi ka gjona qe vlen ti mesoshe disa thenje nga Ai Plaku i filmit...Very Happy
Sponsored content

“Ezeli” më i popullarizuar se Liga e Kampionëve?   Empty Re: “Ezeli” më i popullarizuar se Liga e Kampionëve?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi