Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ja kush është Ezeli i vërtetë, modeli më i mirë i Turqisë në ’97 Empty Ja kush është Ezeli i vërtetë, modeli më i mirë i Turqisë në ’97

Fri 10 Feb 2012 - 18:47
Ja kush është Ezeli i vërtetë, modeli më i mirë i Turqisë në ’97 51238TIRANE- Ora 20:05 të gjithë ulen para televizorit për të parë vetëm atë Ezelin, seriali i tyre i preferuar, historia që të le pa frymë apo heroi që adhurohet çmendurisht nga publiku femëror dhe mashkulli që do të donin t’i ngjasonin për publikun mashkullor. Nëpër shtëpitë e shqiptarëve nuk pipëtin asgjë kur është Ezeli. Takimet për kafe në mbrëmje shtyhen deri sa të mbarojë Ezeli, apo përshpejtohen për të kapur Ezelin. Nëse je në ndonjë bar, sytë janë të fokusuar tek televizorët e bareve. Madje tashmë edhe në baret “loto” një ekran është i rezervuar enkas për Ezelin, krahas rezultateve të ndeshjeve. Në Facebook dhe Twitter shqiptarët shkruajnë dhe komentojnë pafund për Ezel dhe citojnë batutat e serialit, gjatë kohës që transmetohet Ezel në “Tv Klan”.

Shqiptarët tashmë ndjekin vetëm Ezelin dhe flasin për të. Ndodhi të ngjashme ndodhin çdo ditë në jetën e gjithsecilit prej nesh, sepse ky është fenomeni “Ezel”. Ezel, një takim mbresëlënës për dashurinë dhe hakmarrjen me protagonist kryesor aktorin më të mirë turk të momentit Kenan Ýmirzalioðlu në rolin e Omerit. Pas propozimit për fejesë, ai arrestohet për vrasje dhe dënohet me burgim të përjetshëm. Natyrisht dikush i kishte ngritur një kurth… Ky plan kriminal është thurur nga dy shokët e tij më të ngushtë dhe e fejuara e tij! Omer arrin të arratiset nga burgu dhe rivjen në skenë pas një operacioni plastik me identitet të ri, si Ezel Bajraktari. Jeta e tij e re fillon 12 vjet pas ditës së dënimit të tij. Misioni i Ezel i vetëm: Hakmarrje!

KENAN ÝMÝRZALIOÐLU (EZEL BAYRAKTAR)
Kenan ka lindur në Ankara në 1974. Ka përfunduar studimet për matematikë në “Universitetin Teknik Yýldýz”. Gjatë studimeve ka punuar në një agjenci modelingu. Është shpallur fituesi si “Modeli më i mirë i Turqisë” në 1997 dhe është zgjedhur si “Modeli më i mirë në Botë” 2001. Më pas Kenan vendosi të braktisë modelingun dhe të bëhet aktor. Disa nga filmat e tij më të njohur janë: Ejder kapani “Dragon Trap” (2010), Kabadayi “For Love and Honor” (2007), Son osmanli yandim ali “The Last Ottoman: Yandim Ali” (2007), Yazi tura “Toss-Up” (2004), Deli yürek: Bumerang cehennemi “Wildheart: Hell of Boomerang” (2001). Sipas një sondazhi në Turqi, Kenan është mashkulli model për të gjithë meshkujt nga 15-35 vjeç. Kenan është i gjatë 1.92 cm.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Ja kush është Ezeli i vërtetë, modeli më i mirë i Turqisë në ’97 Empty Re: Ja kush është Ezeli i vërtetë, modeli më i mirë i Turqisë në ’97

Fri 10 Feb 2012 - 18:52
Iiiiiiiiiiii sa shpejt ka marr 'Fame '' ky Serial andej Razz

...
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

Ja kush është Ezeli i vërtetë, modeli më i mirë i Turqisë në ’97 Empty Re: Ja kush është Ezeli i vërtetë, modeli më i mirë i Turqisë në ’97

Fri 10 Feb 2012 - 19:18
sa i bukur esht dreqi Ja kush është Ezeli i vërtetë, modeli më i mirë i Turqisë në ’97 2300608110
Sponsored content

Ja kush është Ezeli i vërtetë, modeli më i mirë i Turqisë në ’97 Empty Re: Ja kush është Ezeli i vërtetë, modeli më i mirë i Turqisë në ’97

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi