Berisha: Prioritet, mbrojtja e të drejtave të grave dhe fëmijëve
Tue 23 Oct 2012 - 14:24
Berisha tha se mbrojtja e të drejtave të fëmijëve “është absolutisht një çështje thelbësore, sepse pothuajse çdo ditë fëmijët përballen me vështirësi të ndryshme që kërkojnë vëmendje”. Këtë deklaratë kryeministri e bëri sot me rastin e fillimit të Konferencës Ndëkombëtare të Ombudsman dhe Mediatorëve të Frankfonisë.”Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe grave është një betejë që vazhdon në përjetësi”, tha Berisha, duke kërkuar që të reflektohet ndaj dhunës së përditshme dhe mbrojtjen e tyre nga të gjithë. Gjithashtu, kryeministri tha se “shumë e rëndësishme është edhe mbrojtja e fëmijëve nga punësimi i paligjshëm. Ai bëri të ditur se Qeveria ka një sërë strategjish kombëtare në këtë drejtim. Janë miratuar ligje për mbrojtjen e fëmijëve dhe analfabetizmi nuk ekziston më. /alb-observer.com/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi