Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aktiviste e të drejtave të grave Empty Aktiviste e të drejtave të grave

Wed 11 Apr 2012 - 19:21
Magdalena Alla

Ndër guximtaret e para të lëvizjes feministe postkomuniste në Shqipëri. Që kur në fillim të 1993, bashkë me një grup grash, krijoi shoqatën “Në Dobi të Gruas Shqiptare”. Ka mbetur edhe sot po në këtë ‘korsi’. Pa u tërhequr edhe në ato raste kur ndjen sikur çdo gjë të shkon dëm dhe kthehet në pikën fillestare. Sevim Arbana e ka të palëkundur këtë filozofi: “Unë besoj te përpjekja. Unë besoj se përpjekja sjell ndryshim. Unë besoj se jeta është një proces në ndryshim, e cila përparon nëse ti lufton, përpiqesh, ëndërron. Kësisoj nis rrugëtimi ynë i gjatë dhe në gjithë këto vite ne bëmë historinë tonë të dobishme. Është një rrugëtim që vazhdon dhe ka mijëra motive dhe shpresa për ta vazhduar”, thotë Sevim Arbana. Duke kthyer kokën pas, duke parë çfarë ka ngritur, i duket e pamundur të numërojë përfituesit direktë, përfituesit indirektë të shoqatës që drejton si mbështetje e grave që denoncojnë dhunën, punësimin e tyre, arsimimin apo kujdesin shëndetësor ndaj tyre, e sidomos lobim për legjislacionin mbi barazinë gjinore etj.

Tanimë gjendet me dosjet e Enerjeta Avdylit, Irena Selit, Fiqiretes nga Bërxulli nëpër duar, simbole të viktimës së dhunës ndaj grave në Shqipëri, që kanë mbetur pa fajtor, e të cilat kërkon t’i dërgojë në Strasburg. “Por për t’i dërguar në Strasburg ka disa rregulla, të cilat e kushtëzojnë këtë procedurë. Në momentin që drejtësia shqiptare jep një vendim, atëherë ti ke të drejtë ta dërgosh atje. Drejtësia jonë, as e jep, as s’e jep. Do shohim çfarë hapash urgjente do të marrim, pasi dhe familjarët janë bashkë me ë me ne dhe shumë të indinjuar që kjo çështje po zvarritet. Dosjet janë gati, pritet një koment përfundimtar i drejtësisë shqiptare.”, thotë Sevim Arbana. Por konstaton që dhunuesit meshkuj nuk i dënojnë sa duhet, që kësisoj të parandalohej krimi, por shpesh i mbyllin çështjet dhe i lirojnë me argumentin kryesor, ‘i sëmurë mendor’. “U vranë 19 gra edhe në 2011-ën në mënyrat më makabre, duke iu prerë kokën, duke i zhdukur. Sfida jonë është pikërisht me sistemin e drejtësisë. Na duhet një lëvizje e re për të parandaluar krimin në familje! De facto dihet vrasësi, de juro nuk e nxjerrin”, thotë Sevim Arbana. Kujton dhe rastin e Suzana Xhekës, të cilës iu dogjën katër fëmijët. ‘Nuk pati marrë mbrojtje sociale pas divorcit dhe në atë mjerim që jetonin, normal që do të detyrohej të punonte natën. Duhet të funksionojnë përsosur të gjitha hallkat; mbrojtja e dëshmitarit, ndihma sociale etj”

E për të gjithë këto ngërçe ushtron vazhdimisht presion aty ku duhet. “Kemi bërë presion për një sërë ligjesh që mungonin siç ishin ligji kundër abortit, kundër dhunës në familje, bëmë Kodin e Familjes. Ligji për penalizimin e dhunës në familje akoma s’ka dalë në fletoren zyrtare. Kur të dalë detyra jonë është ta monitorojmë. Do kundërshtojmë, denoncojmë ata që nuk e zbatojnë. Kjo është sfida jonë. Nuk na duan fort, sepse iu hapim telashe. Por politika shqiptare, gjithsesi, e ka transformuar vizionin e saj ndaj shoqërisë civile.”, thotë Sevimi. E cilësojnë edhe ‘si gruaja e fortë’. “Ajo që unë ndiej si shtypje në këtë realitet, është se dhe unë jam pjesë e këtij realiteti shumë problematik. Jam pjesë e pandashme e tij. Nuk di që jam e fortë, por jam energjike, kam besuar e besoj në përpjekjet dhe në atë që anglezët e kanë si moto; if you ëould, you could! (nëse do, mundesh!) Ndërsa ditën dukem shumë e fortë, natën ndihem shumë e brishtë, e dobët, sikur errësira do të më marrë atë që dita ma jep: forcën!



Gratë në Shqipëri dhe BE

Dallimet mes grave të Shqipërise dhe grave në Europë, natyrisht janë shumë të dukshme, e këto vijnë në radhë të parë nga një mentalitet, histori, zhvillim, krejt i ndryshëm. Nuk ka vija krahasuese. Po ndërkohë, edhe në këto vende, mund të flasim, sipas teorisë së relativitetit, për dhune ndaj grave, për patriarkalizem. Ende edhe në këto vende, gratë luftojnë e përpiqen për barazi e drejtësi, ndonëse kanë arritur shumë.



Jetëshkrimi

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Tiranë

Arsimi: I lartë, letërsi, kritikë letrare. Autore shkrimesh të ndryshme publicistike.

Përvojë pune: Një ndër 300 firmëtaret e pluralizmit në Shqipëri, ndër të parat aktiviste të lëvizjes feministe shqiptare në vitin 1991. Zv/presidente e e Lidhjes së Gruas Shqiptare, presidente e shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare”. Në vitin 2005, kandidate për Çmimin Nobel ndër 1000 gra nga gjithë bota. Merr çmimin ‘Barazi e vëllazëri’ në vitin 2000.

Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi