Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkelja e të drejtave të njeriut shënon rritje në Maqedoni Empty Shkelja e të drejtave të njeriut shënon rritje në Maqedoni

Wed 25 Jan 2012 - 3:25
Shkelja e të drejtave të njeriut shënon rritje në Maqedoni Shkelja_e_te_drejtave_te_njeriNumri një i këtij institucioni, Ixhet Mehmeti në një intervistë dhënë për Radio Evropën e Lirë, është shprehur se pjesa më e madhe e ankesave kanë të bëjnë me punën e gjykatave dhe shkeljen e të drejtave të konsumatorëve.Rriten për 10 % rastet e shkeljeve së të drejtave të njeriut në Maqedoni. Kështu konstaton Avokati i Popullit në raportin e tij për vitin 2011.

Numri një i këtij institucioni, Ixhet Mehmeti në një intervistë dhënë për Radio Evropën e Lirë, është shprehur se pjesa më e madhe e ankesave kanë të bëjnë me punën e gjykatave dhe shkeljen e të drejtave të konsumatorëve.

Ai thotë se qytetarët ankohen më shpesh për shkeljen e afatit kohor të arsyeshëm për gjykim, mos azhurimin e gjykatave, aktvendimet jo cilësore dhe të shumtën e rasteve selektive.

“Në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit kemi konstatuar rreth 10 % më shumë shkeljesh se sa vitin e kaluar. Lirisht mund të ju informoj se edhe më tej numri më i madh i ankimeve kanë të bëjnë me gjykatat, ndërsa në vend të dytë dy vjet me rradhë bëjnë pjesë të drejtat e konsumatorëve. Për dallim nga vitet e kaluara, qytetarët gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohen se kompanitë i shkelin të drejtat e konsumatorëve”, tha Ixhet Mehmeti, Avokati i Popullit.

Nga ana tjetër alarmante janë shifrat e ankesave të qytetarëve për diskriminim. Sipas Avokatit të Popullit vitin e kaluar janë rritur për 50% ankesat e qytetarëve se kanë qenë të diskriminuar në baza të ndryshme. Por, sipas Mehmetit më i vrazhdë është diskriminimi politik. “Vitin e kaluar shifrat e institucionit tonë tregojnë se për 50 % është rritur numri i ankesave të qytetarëve të cilët ankohen se kanë qenë të diskriminuar në baza të caktuara dhe në 15 raste institucioni ynë ka konstatuar diskriminim në baza të ndryshme.

Numri më i madh ka të bëjë me aspektet politike, ka edhe në baza kombëtare, por diskriminim më të vrazhdë kemi konstatuar në bazë të përkatësisë politike. Megjithatë shqetësues është fakti se institucionin tim edhe në rastet kur konstaton raste të diskriminimit, qytetarët edhe pse fitojnë të drejtën apo arrijmë që t’i ndihmojnë, ata nuk vazhdojnë të kërkojnë mbrojtje gjyqësore” , tha Ixhet Mehmeti, Avokati i Popullit.

Ndërsa duke komentuar ankesat e qytetarëve rreth faturave të larta elektrike, Mehmeti thotë se qytetarët nuk janë akoma të vetëdijshëm për sa i përket marrjes së shërbimeve cilësore, respektivisht qytetarët shumë pak mendojnë për shërbimet të cilat duhet ti ofrojnë kompanitë, por vetëm i analizojnë faturat.

Sipas Avokatit të Popullit qytetarët nuk marrin shërbime cilësore, as burime cilësore nadaj edhe sugjeron liberalizimin e tregut dhe përmirësimin e rregullativave juridike në mënyrë që qytetarët të paguajnë aq sa edhe marrin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi