Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Mbrojtja e të drejtave të femijëve Empty Mbrojtja e të drejtave të femijëve

Wed 24 Oct 2012 - 14:10
Të drejtat e fëmijëve kanë qenë në qendër të diskutimeve të konferencës së 44 ombudsmanëve dhe mediatorëve të Frankofonisë nga e gjithe Bota, që po zhvillohet në Tiranë.

Obudsmanet kane insistuar ne forcimin e intitucioneve per mbrojtjen e te te drejtave te femijeve.Kryeministri Berisha i pranishem ne kete konference ka vleresuar rolin e Avokatit te Popullit ne vendin tone.

"Historia ka qene nje njerke per Shqiperine dhe femijet shqiptare kane qene gjithmone viktima e parë e të gjithë vështirësive që kanë hasur në rrugën e tyre. Gjatë këtij 100-vjetori vendi im ka njohur dite shume te veshtira.Por me te keqen e kane përjetuar fëmijët e kombit tim. Mbrojtja e te drejtave te femijeve kundrejt te drejtave te njeriut duket nje beteje e perjetshme dhe shume e rendesishme. Shqiperia eshte pranuar ne Konventen e OKB-së per te drejtat e njeriut, si dhe ka miratuar nje ligj e nje strategji per mbrojtjen e tyre", tha Berisha.

"Ne po bejme gjithcka per te forcuar arsimin e femijeve,- tha Berisha, -por duhet t'i drejtohemi pushteteve vendore tha ai per nje perqajse te interguar dhe jetike per ta".

Avokati i Popullit Igli Totozani shprehu vullnetin per te bashkepunuar me Qeverine per te arritur nje qasje per te zgjidhur problemet e femijeve pasi mbrojtja e te drejtave te tyre eshte nje çeshtje delikate dhe kerkon bashkepunim te te gjithe aktoreve.Te pranishem ne kete konference ishin Prokuroja e Pergjithshme Ina Rama, Ministri i Drejtesisë,Arsimit dhe ai i Punes dhe i Çështjeve Sociale.

Mbrojtja e të drejtave të femijëve KONFERENCA-23_tn_3
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi