Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Raporti, DASH: Shqipëria vend tranzit për kalimin e narkotikëve Empty Raporti, DASH: Shqipëria vend tranzit për kalimin e narkotikëve

Thu 8 Mar 2012 - 15:54
 Raporti, DASH: Shqipëria vend tranzit për kalimin e narkotikëve 39971_5TIRANE - Shqipëria mbetet një vend tranzit i drogës për Europën Perëndimore, pasi grupet e krimit të organizuar përfitojnë nga pozicioni i saj strategjik, kufijtë lehtësisht të depërtueshëm të saj dhe mungesën e forcimit të ligjit.
Kështu thuhet në Raportin për Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve të Departamentit Amerikan të Shtetit të publikuar sot.

Në raport theksohet se Shqipëria ka bërë një progres modest në luftën kundër trafikut të drogës, veçanërisht pasi qeveria shqiptare nuk mund t’i dedikojë shumë kohë apo burime abuzimit me drogën. Rezultat i kësaj është pikërisht fakti se nuk ka një panoramë të qartë të shtrirjes së abuzimit me drogën, megjithëse thuhet se ka një përdorim të madh të hashashit mes të rinjve shqiptarë.

Raporti vë në dukje edhe një rënie të kultivimit të marijuanës gjatë dy viteve të fundit, si pasojë e forcimit të aksionit kundër trafikantëve dhe kultivuesve.

“Shqipëria vazhdon të bëjë progres në përpjekjet e saj antinarkotike por pengohet nga institucionet e saj të dobëta politike, gjyqësore dhe ato të forcimit të ligjit”-theksohet në raport.

Sipas DASH-it, integrimi dhe përmirësimi i institucioneve të sistemit gjyqësor po bëjnë efekt, por progresi është i ngadaltë për shkak të pengesave politike dhe burokratike.

Në raport vihet në dukje progresi i bërë në operacionet anti trafik, forcimin e ligjit dhe kontrollin kufitar, që sipas raportit ka rritur arrestimet dhe sekuestrimin e drogave në pikat hyrëse të lëndës narkotike sa i përket 9 muajve të parë të 2011-ës.

Raporti prek edhe korrupsionin në kuadër të luftës kundër drogës, që sipas DASH-it vijon të mbetet një problem thellësisht i ngulitur në Shqipëri. “Pagat e ulëta, pranimi social i ryshfetit dhe rrjetet e ngushta sociale të vendit e bëjnë të vështirë të luftohet korrupsioni mes policisë, gjykatësve dhe zyrtarëve në dogana.”

(er.nu/news24/BalkanWeb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi