Dokumentari gjerman, “Shqipëria, sekreti i fundit i Europës”
Tue 23 Feb 2010 - 19:04
“Shqipëria, sekreti i fundit i Europës”, titullohet dokumentari më i
fundit i prodhuar në vendin tonë nga një grup televiziv gjerman, nën
drejtimin e regjisores Ute Verner. “U befasuam që në ditën e parë të
filmimeve tona në Tiranë. Jeta në qytet pulson me ritëm si ne çdo
metropol tjetër europian, rrugët janë të mbushura me Mercedese, qyteti
është i mbushur me kafene e restorante. Blloku, ish-lagjja e anëtareve
te byrosë politike, sot është kthyer ne vendin ku takohen dhe argëtohen
te rinjtë e Tiranës” – thotë regjisorja Verner. Muajt e fundit, ajo
bashkë me një grup pune kanë kryer filmime në zonat më interesante të
Shqipërisë, për të bërë kështu një dokumentar, i cili do të
transmetohet më 22 tetor në kanalin televiziv gjerman
“SR/Suedwestfernsehen”, pjesë a kanalit më të madh publik gjerman ARD.
Po çfarë teksti përmban ky dokumentar gjerman mbi Shqipërinë? Ja një
pasazh i shkurtër mbi Tiranën: “Sheshi Skënderbej, shumë shpejt do të
lirohet nga trafiku i makinave sepse do të fillojë rikonstruktimi i
tij... Kryebashkiaku i qytetit, i cili para se t’i futej politikës ka
qenë piktor, i ka dhënë qytetit tani ngjyra të freskëta dhe pamje
sfiduese...” Punët për xhirimin këtij dokumentari (45 minuta i gjatë),
që do shfaqet në stacionin televiziv që përmendëm më parë, në kuadrin e
rubrikës “Udhëtime”, filluan gjatë gjysmës e dytë të qershorit në
kryeqytetin shqiptar, për të vazhduar me filmimin e perlave natyrore të
Veriut, Liqenit të Komanit, Alpet e Shqipërisë, Durrësin, Pogradecin,
Liqenin e Ohrit dhe rivierën e mrekullueshme të Jugut. Ky ishte një
projekt që u organizua dhe zbatua nga redaktorja Ute Verner në
bashkëpunim me Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Teknik në Shqipëri, e
cila është e angazhuar edhe me projektet për nxitjen e turizmit.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi