Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Shqipëria, sekreti i Mesdheut” Empty “Shqipëria, sekreti i Mesdheut”

Mon 27 Jul 2015 - 17:24


Kohët e fundit shihet një interesim i shtuar i mediave britanike për turizmin shqiptar.

Një i tillë është edhe shkrimi realist i editores së gazetës së madhe britanike “The Telegragh” të Londrës, Caroline Shearing, e cila në shkrimin “Shqipëria, sekreti më i ruajtur i Mesdheut?” shkruan se “në kthimin në histori për një ditë, ajo gjeti në Shqipëri një mikprijte të ngrohtë, ushqim të jashtëzakonshëm me produkte deti, ku Butrinti është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Europës”.

Pasi përshkruan kalimin nga Greqia në Shqipëri në pikën kufitare të Qafë Botës, ku i ka bërë përshtypje relievi i pyllëzuar në anën greke dhe terreni i zhveshur në territorin shqiptar, asaj i tërheqin vëmendjen ndërtimet dhe betonizimi i Rivierës dhe Sarandës, duke pyetur përkthyesen e saj tërë humor se “sa shumë preket Shqipëria nga tërmetet?”.

Gazetarja britanike mahnitet nga Butrinti dhe, duke iu referuar poetit romak të lashtësisë, Virgjilit, i cili për Butrintin shkuante se “pashë përpara meje një Trojë në miniaturë”, në shkrimin e saj për Butrinin, editorja e “The Telegraph” të Londrës shkruan se “Butrinti është një nga qendrat arkeologjike të ruajtuara më mirë në Europë, edhe pse ka shumë për t’u zbuluar në atë”.

Për gazetaren britanike Caroline Shearing “Shqipëria, ndoshta nisur edhe nga historia e vendit, është një vend që po nxiton të kapë kohën e humbur dhe kjo është evidente më shumë në peizazhin e saj jashtëzakonisht të bukur, ku bien në sy kolonat e e betonit”.

“Pjesa më e madhe e Rivierës shqiptare në grykë të Adriatikut është ende e pazhvilluar, me një numër plazhesh me rërë të imët në këmbë të maleve të lartë, por që ka nevojë të bëjë më shumë për të mbrojtur vijën e saj bregdetare, nëse ky vend dëshiron të shmangë katastrofat e mjedisit dhe ato arkitekturore”, konstaton gazeta britanike “The Telegragh”.

Pasi citon një çift britanikësh në Sarandë, të mahnitur për çmimet e ulëta të një dreke prej 50 eurosh, në shkrimin e saj, editorja e turizimit e gazetës britanike nuk lë pa përfshirë pyetjen habitëse të zyrtarit grek të kufirit, kur i kontrollon pasaportën se, “përse një angleze ishte në Shqipëri”. Por, fjalia e fundit e shkrimit të gazetares angleze është dëshira e saj për ta vizituar dhe shijuar sërish, së shpejti, Shqipërinë.

/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi