“I vdekuri” u zgjua kur filluan t’i bënin autopsinë!
Thu 17 Nov 2011 - 17:06
Mjekët pësuan shok kur një 33-vjeçar, të cilit i bënin nekropsinë në morgun e Venezuelës, u zgjua nga dhimbjet e tmerrshme në momentin që i vendosën thikën në kraharor dhe u përpoqën ta çanin…
Karlos Karnero ishte shpallur i vdekur, pas një aksidenti rrugor dhe u dërgua në morg, ku mjekët filluan të bënin autopsinë. Me të vendosur thikën në kraharor për ta hapur, ata u shqetësuan jashtë mase pasi “i vdekuri” kishte hemorragji.
Pak sekonda më vonë dëgjuan një ulërimë, pasi i aksidentuari që e kujtonin të vdekur, ndjeu dhimbje të tmerrshme që i shkaktoi thika. Mjekët u tronditën dhe një prej tyre për pak sa pësoi atak në zemër, transmeton “kuriozitete.al”.
“U zgjova, pasi dhimbja ishte e tmerrshme”, tha më vonë Karnero për gazetën “El Universal”.
Gjendja shokuese vazhdoi, pasi bashkëshortja e tij ishte njoftuar se i kishte vdekur i shoqi dhe, kur shkoi në morg për ta identifikuar, e pa duke pirë duhan në korridor!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi