Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha: Energjia dhe zhvillimi janë një dhe të pandara Empty Berisha: Energjia dhe zhvillimi janë një dhe të pandara

Fri 18 Nov 2011 - 14:26
Berisha: Energjia dhe zhvillimi janë një dhe të pandara Ossh-energjiËshtë përuruar sot nënstacioni elektrik “Tirana 2” në Kashar. Gjatë këtij përurimi ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha i cli nënvizoi se investimet në fushën e energjisë mbeten prioritet për qeverinë shqiptare.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni kreu i qeverisë shqiptare theksoi se investimet në fushën e energjisë janë nxitje e madhe për ekonominë shqiptare.

“Investimet janë bazë e një suksesi të madh dhe nxitje të madhe të ekonomisë shqiptare. Energjia dhe zhvillimi janë një dhe të pandara, ndaj investimet në fushën e energjisë janë prioritet”, - u shpreh Berisha.

Kryeministri shprehu mirënjohje për qeverinë italiane, Ambasaden Italiane dhe komanive që realizuan këtë projekt, të cilin ai e cilësoi si një kryevepër të teknologjisë.

“Nënstacioni është i një rëndësie të madhe për kryeqytetin e vendit është lokomotivë e zhvillimit të Shqipërisë. Është një kontribut madhor edhe për tregun energjitik rajonal”, - deklaroi Berisha.

Projekti per ndertimin e nenstacionit 400/220/110 kV Tirana 2 (Kashar) është një veper teper e rendesishme per fuqizimin e sektorit elektroenergjetik Shqiptar. Objekti me nje vlere gati 24 million Euro do te sherbeje per fuqizimin e rjetit elektroenergjetik Shqiptar duke permirsuar furnizimin me energji elektrike te konsumatoreve ne nje zone mjaft te populluar te vendit, zone e cila ka nje rritje te vazhdueshme te kerkesave per energji elektrike nga popullsia urbane, nga aktivitetet industriale si dhe ato te sherbimeve te cilat kerkojne me shume sasi dhe cilesi furnizimi me energji elektrike. /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi