Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Mungon energjia elektrike, pushuesit lënë Ksamilin Empty Mungon energjia elektrike, pushuesit lënë Ksamilin

Fri 12 Aug 2011 - 14:27
Zhytet për një orë në terr Saranda, ndërkohë që problemet me furnizimin e energjisë elektrike kanë “frikësuar” pushuesit që kanë zgjedhur Ksamilin për të kaluar këto ditë të nxehta gushti.KsamilMungesa e dritave është shndërruar në një dukuri anti-turistike për Ksamilin gjatë këtyre ditëve. CEZ vazhdon ta sfidojë turizmin që përpiqen të bëjnë bizneset vendase në këtë qytezë, duke investuar seriozisht për të ngritur shërbime turistike atje ku kishte vetëm shkëmbinj buzë detit.Shqetësim i përhershëm i 12 bizneseve të ngritur anëdetit, por edhe në supermarkete e restorante shërbimi në brendësi të qytezës, është tensioni i ulët i energjisë, që nuk i kalon të 80 voltët. Në mënyrë të përsëritur ata janë ankuar për djegien e pajisjeve elektro-shtëpiake, por ankesën e tyre askush nuk e ka dëgjuar dhe askush nuk përgjegjësohet për t’i zhdëmtuar, ndërkohë që e njëjta dukuri vazhdon. Ndërsa mbrëmjen e së martës, për orë të tëra qyteza u zhyt në errësirë disaorëshe.Pasoja e parë e ndërprerjes së gjatë të furnizimit me energjie elektrike është ndjerë mëngjesin e djeshëm, kur nuk kanë qenë të pakta familjet që kanë marrë valixhet dhe me këtë episod i kanë mbyllur pushimet e planifikuara në Ksamil. Mësohet se pothuaj nga të gjitha hotelet e paktë që ka Ksamili, pasi atje aplikohet gjerësisht turizmi familjar, janë larguar pushues, të detyruar nga kushtet e pafavorshme që CEZ po krijon në qytezën bregdetare.
Të paktën katër familje turistësh të huaj kanë braktisur dje një nga hotelet e ngritur buzë detit. “Kisha prenotuar shtatë familje të huaja për të qëndruar një javë në hotelin tim, por u detyruan të largohen pas errësirës së të martës që na ‘dhuroi’ CEZ”, shprehet Jani Jotopulli, pronar i këtij hoteli. Ai thotë se përveç 300 eurove të pafituara prej tij, humbi turizmi i Ksamilit dhe ai shqiptar në sytë e të huajve.
Sarandë
Në të njëjtën situatë errësire është vënë edhe qyteti i Sarandës mbrëmjen e së martës, pasi CEZ nuk e ka parë të udhës të bëjë ndonjë paralajmërim apo njoftim, si detyrim ndaj klientëve të vet, familjarë apo bizneseve. Kjo ka bërë që qyteti i Sarandës të qëndrojë në errësirë për rreth një orë, gjatë së cilës u mësua se ka qenë një defekt në sistemin përcjellës të energjisë elektrike në jug të vendit arsyeja e “blackout-it” në “kryeqytetin e turizmit”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi