Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Ksamil, mungon energjia elektrike Empty Ksamil, mungon energjia elektrike

Sat 23 Jun 2012 - 13:58
Në Ksamil bashkë me sezonin turistik ka nisur edhe kalvari i problemeve të përvitshme të lidhura me mungesën e energjisë elektrike dhe tensionin e pamjaftueshëm në rrjet. Në këtë zonë popullsia është trefishuar krahasimisht me atë të para viteve ’90 ndërsa në rrjetin shpërndarës nuk është kryer asnjë ndryshim që prej ndërtimit të tij rreth viteve ’70.

Në Ksamil jetojnë si banorë të përhershëm rreth 10 mijë vetë, ndërsa në verë kjo shifër dyfishohet. Pronarët e bizneseve turistike, hotele, restorante, fast food dhe bare janë shumë të shqetësuar me situatën që duket se nuk do të marrë zgjidhje edhe këtë vit. Ata thonë se nuk mund t'i shërbejnë fluksit turistik në këto kushte ndërsa përmendin faktin e dëmtimit të paisjeve prej tensionit të ulët.

Kreu i Komunës Ksamil Besnik Abedini i pytetur mbi këtë shqetësim tha se situata po përsëritet çdo vit dhe ankesat e tyre nuk janë marrë parasysh as nga CEZ dhe as nga qeveria. Mungesa e energjisë po sjell dëme dhe kosto të shumëfishuara tek ofruesit e shërbimeve turistike.

Ksamili një prej perlave të turizmit shqiptar po ofron këtë vit një kapacitet akomodues prej 7000 shtretër rreth 1000 më shumë se sezoni i kaluar. 50 restorante operojnë sipas kreut të komunës në funksion të sezonit ndërsa, të gjithë sipas tij po kryejnë investime shtesë për të siguruar energji elektrike. Ndërkaq numri i turistëve krahasuar me të njetën periudhë të një viti më parë është gati 20% më i ulët.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi