Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Energjia alternative ripërtërin shikimin Empty Energjia alternative ripërtërin shikimin

Wed 23 Nov 2011 - 1:15
Kush ka humbur shikimin për shkak të një dëmtimi të nervit optik mund të përfitojë nga një trajtim i quajtur rtACS, që konkretisht është stimulimi i përsëritur transorbital me rrymë alternative. Kështu thotë një studim i publikuar së fundmi në revistën “Brain Stimulation”. Në studimin e koordinuar nga kërkuesit e Universitetit të Berlinit janë testuar 42 pacientë me probleme shikimi të shkaktuar nga dëmtimi i nervit optik. Pjesëmarrësit janë ndarë rastësisht në dy grupe dhe janë trajtuar me rtACS, ose me një simulim. Teknika parashikon pozicionimin e elektrodave pranë syve dhe pacientët e përfshirë kanë bërë një seancë në ditë, nga 10-20 minuta për secilin sy, për 10 ditë rresht.

Të dhënat e mbledhura tregojnë se stimulimi i vërtetë me rrymë të alternuar, ndryshe nga ajo e simuluar, mund të sjellë një reduktim me 41 për qind të fushës së shikimit të humbur dhe për rrjedhojë të përmirësojë në mënyrë domethënëse të gjithë atë.

Por jo vetëm kaq, të njëjtët pacientë kanë referuar se kanë vënë re një përmirësim të shikimit në përgjithësi.

“Të dhënat tona janë të rëndësishme sepse tregojnë se verbëria e pjesshme mund të konvertohet. Ne kemi treguar për herë të parë se kjo mund të ndodhë duke përdorur konrrentin elektrik të alternuar”, ka deklaruar Bernhard Sabel, një nga autorët e studimit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi