Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht  Empty Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht

Fri 18 Nov 2011 - 18:49

Të akuzuarit për skandalin e Drejtorisë së Metrologjisë u njohën sot me vendimet e Gjykatës për arrestimin e tyre. Mashtrimi me peshën tek ushqimet ishte denoncuar më parë publikisht edhe nga Top Channel, por asnjë veprim hetimor nuk ishte ndërmarrë.

Denoncimet kanë patur në fokus vjedhjet në peshë që u bëhen konsumatorëve shqiptarë. Jo vetëm për karburantët, apo bukën ka patur dyshime për vjedhje të hapur, ashtu dhe sic vërtetohet nga dyshimet e ngritura pas arrestimit të zyrtarëve të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjise, por edhe me një sërë produktesh të tjera që tregtohen.

Të arrestuarit e së enjtes erdhën pas një denoncimi të kryer nga vetë kjo Drejtori, për shkak se ata nuk derdhnin të ardhurat e mjaftueshme në arkën e shtetit dhe nga përgjimi rezultoi bashkëpunimi në vjedhje që ata bënin me subjekte tregtare që kontrollonin.

Organet hetimore kanë lënë të hapur zyrtarshit hetimin edhe per keto subjekte duke deklaruar se nese do te vertetohet, se tregtaret vidhnin ne peshe me dijenine e Inspektoreve do te procedohen te gjitha keto subjekte tregtare. Deri me tani, dyshimet per te cilat është vleresuar edhe masa e arrestit me burg nga gjykata mbeten, se kontrollet kane qene fiktive.

Pra eshte dhene raporti se pesha eshte e rregullt pa u kontrolluar fare kjo peshe. Implikimi i tregtarëve pavaresisht se nuk jane ata denoncuesit mbetet ne doren e te arrestuarve, nëse do të bashkëpunojnë me Prokurorinë për të nxjerrë emrat e tregtarëve që mashtronin me peshën. Ajo që është për të ardhur keq në gjithë këtë histori vjedhjesh është fakti se edhe pas denoncimeve të shumta ne media, asnjëherë nuk është kryer një hetim në lidhje me vjedhjet që i bëhen konsumatorit.

METE, 9 në pranga për korrupsion

“Task Force” në Prokurorinë e Tiranes ka siguruar prova të mjaftueshme me anë të përgjimit për të arrestuar nëntë zyrtarë të drejtorisë së përgjithshme të meterologjisë.

Mes të arrestuarve edhe zëvendesdrejtori i Përgjithshem i saj, Roland Çelmeta, një nga anëtarët e kryesisë së LSI-së dhe një ndër aktivistet më të njohur të kësaj partie në vitet e fundit.|

Operacioni policor i koduar “Kalibrimi”, ka bërë të mundur të ekzekutojë nënte fletë arreste të siguruara në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.

Zyrtaret akuzohen për korrupsion pasiv, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, vjedhje duke shpërdoruar detyrën si dhe shpërdorim detyre. Kallzimi penal ndaj tyre ishte kryer nga vetë strukturat e kësaj drejtorie, pasi sipas tyre dyshonte se nuk derdhnin në arkën e shtetit të gjitha të ardhurat që përfitohej nga kalibrimi i njësive të peshëmatjes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi