Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Durrës, dëbohen 12 të huaj Empty Durrës, dëbohen 12 të huaj

Fri 18 Nov 2011 - 20:21
Durrës, dëbohen 12 të huaj Durres-policia12 shtetas maqedonas dhe serbe, mes të cilëve katër gra e vajza do të dëbohen nga Shqipëria për qëndrim të paligjshëm.

Të dymbëdhjetë të huajt ushtronin aktivitet tregtar ambulator kryesisht në tregtimin e artikujve kozmetikë dhe të përdorimit vetjak në zonën e Golemit në kundërshtim me kushtet ligjore që një i huaj duhet të plotësojë për ushtrimin e aktiviteteve me qëllim përfitimi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Drejtoria rajonale e Kufirit dhe Migracionit Durrës bëri të ditur se gjatë kontrolleve të ushtruara në territorin kompetencë e kësaj drejtorie, shërbimet e Sektorit të Migracionit, Ripranimeve dhe ato të Stacionit të Policise Kufitare dhe Migracionit të Spillesë kanë konstatuar të parregullt qëndrimin në territorin shqiptar të 9 personave me shtetësi maqedonase dhe 3 personave me shtetësi serbe, përkatësisht nga mosha 18-40 vjec.

Gjithnjë e më shumë shtetasit serbë dhe maqedonas po shfrytëzojnë vendin tonë për të ushtruar aktivitete fitimprurëse.

Nga verifikimi i kryer rezultoi se këta shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në territorin tonë, si dhe ushtronin aktivitet tregtar në mënyrë të paligjshme. Në këto kushte, bazuar ne Nenin 6 dhe 70 të ligjit “Për të huajt”, qëndrimi i tyre në Shqipëri konsiderohet i parregullt dhe për këtë u hartuan Urdhrat e Largimit.

Autoritetet policore paralajmëruan se në rast të moszbatimit vullnetar të këtyre urdhrave, largimi i të huajve do të kryhet në mënyrë të detyrueshme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi